Categories: Uncategorized

Shtatori vjen me reshje shiu, parashikimi i motit për javën e parë të muajit

Gushti do të mbyllet me temperatura të larta. Sinoptikanët parashikojnë një të diel të nxehtë që shënon dhe zyrtarisht ditën e parafundit të verës.

Ndërsa shtatori pritet të nisë i freskët, temperaturat do të bien, por sërish do të kemi ditë me diell për t’i shfrytëzuar për plazh, pasi termometri do të shkojë 35 gradë, duke nisur nga mesi i javës së parë.

“Fundjava e fundit e muajit gusht do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të kthjellët. Pritet që vlerat termike të shënojnë 38-39 gradë celsius”, – tha për Tv Klan sinoptikania Adiola Bani.

Ndërsa shtatori, edhe pse parashikohet të nisë me vranësira dhe reshje në disa zona, sërish do të sjellë temperatura të larta.

“Nga 31 gushti dhe tri ditët e para të shtatorit do të kemi prezencë të vranësirave të reshjeve të pakta në territor. Është një situatë e përkohshme ku do të kemi freski të motit duke qenë se do të kemi rënie të temperaturave, krahasuar me këtë fundjavë, me të paktën 5 gradë Celsius”, – tha sinoptikania Bani.

“Duke filluar nga e enjtja, që përkon me datën 4, do të kemi rritje graduale të temperaturave, përmirësim të motit në zonat bregdetare, do të kemi më shumë kthjellime dhe përmirësim të motit”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago