Categories: Uncategorized

Shtatori është afër, Manastirliu zbulon planin për valën e dytë të pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ka përgatitur planin e radhës për të përballuar fluksin e rasteve të reja të Covid-19.

Sipas këtij plani në periudhën vjeshtë- dimër do të dyfishohen ekipet shëndetësore në terren, duke siguruar në këtë mënyrë ndihmën në shtëpi për të gjithë pacientët Covid, duke respektuar protokollin e masave të sigurisë.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë i ministrisë:

COVID19, Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Tiranë, 27 Korrik – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kuadër të forcimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19, ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID19.

“Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e madhe që kryehet nga Njësia e Koordinimit dhe ekipet e urgjencës kombëtare, Manastirliu tha se po përballohet një fluks i konsiderueshëm i qytetarëve të prekur nga SARS COV2.

“Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm për Covid19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera. Edhe kjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj, me gjithë spitalet”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar nga qytetarët t’I referohen strukturave shëndetësore, sipas sistemit të referimit, Manastirliu tha: “Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipet e urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët si dhe për informacion mbi COVID19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet të lidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballim duke zbatuar sistemin e referimit”, tha Manastirliu.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferuar në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë.

të fundit

Në Klinikën Infektive në Shkup konfirmohen laboratorikisht dy raste me ethet e Nilit Perëndimor

Në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në mënyrë laboratorike janë konfirmuar dy raste të etheve të Nilit…

2 minutes ago

Brukseli pranon vështirësitë me EES në kufijtë e BE-së, por përjashton pezullimin e sistemit

Brukseli ka pranuar se vendosja e sistemit të ri për regjistrimin e hyrje-daljeve në BE po sjell probleme në pikat…

7 minutes ago

Konjufca përcjell urimin për 4 Korrikun dhe falënderon SHBA-në për përkrahjen ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan me rastin e…

16 minutes ago

Arrestohet 57-vjeçari i dyshuar për zjarrin që përfshiu Malin e Shëngjinit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore, ndërsa…

18 minutes ago

Kur kontrolli në lidhje kthehet në shantazh emocional: si nis dhe ku përfundon? (VIDEO)

Sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova u trajtua një temë gjithnjë e më shqetësuese në shoqëri, e që është…

19 minutes ago