Categories: Uncategorized

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Gjermania pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë e pranon, se hyrja në fuqi e ligjit për kthimin e rregulluar të refugjatëve e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi nuk ka çuar patjetër në më shumë dëbime nga Gjermania.

Këtë njoftim kjo ministri e ka dhënë me kërkesë të agjencisë së lajmeve dpa. Sipas saj nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020 janë dëbuar nga Gjermania 10.276 persona pa të drejtë qëndrimi. 1000 persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shumica e dëbimeve në vitin që ka hyrë në fuqi ligji i posaçëm kanë pasur destinacion Shqipërinë dhe Italinë.

Corona uli numrin e dëbimeve

Megjithatë sipas ministrisë është ende herët të flitet për efektshmërinë e „ligjit të dytë për zbatimin më të mirë të detyrimit për largimin nga Gjermania”. Me shpërthimin e pandemisë së Coronës në mars ra edhe shifra e dëbimeve nga Gjermania në mënyrë të ndjeshme. Në prill ajo shënoi vetëm 28 vetë. Në korrik 787 vetë. Për shkak të Coronës krahasimi mund të bëhet në rastin më të mirë me gjashtë muajt e parë që nga hyrja në fuqi e ligjitm shkruan dpa.

Edhe shifra e dështimit të dëbimeve ka mbetur e njëjtë me periudhën e mëparshme shtator 2019-shkurt 2020, 13.759 vetë. Këtu bëhet fjalë për persona që nuk janë dorëzuar tek policia federale për dëbimin. Këta persona ose mbrohen juridikisht ose nuk gjenden. Po ashtu edhe mungesa e bashkëpunimit të vendit pritës mund të jetë një pengesë për planfikimin e dëbimeve. Për Sirinë psh. prej vitesh është në fuqi ndalimi i dëbimit.

Rregulloret e reja që hynë në fuqi duhet ta lehtësonin dëbimin nga Gjermania. Ato parashikojnë ndër të tjera më shumë mundësi për mbajtjen në paraburgim para një dëbimi. Personat që kanë gënjyer për identitetin apo ata që nuk tregojnë interes për plotësimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënohen nga sanksione të ndryshme./DW/

të fundit

Nga krudot dhe vera e bardhë, përfundojnë në burg 6 të arrestuarit në “Gjirin e Lalëzit”

Tre persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u kapën nga RENEA në një restorant në zonën e Gjirit të…

27 minutes ago

Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më…

1 hour ago

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet…

1 hour ago

Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen…

2 hours ago

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11…

2 hours ago

24 vjet nga rënia e Fadil Nimanit – Komandant Tigri

Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës. Fadil…

3 hours ago