Categories: Uncategorized

Shqiptarët të etur për pushime, mjeku i njohur: Kujdes! COVID-19 transmetohet në ujë të ëmbël

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, e lidh shtimin e rasteve të reja me koronavirus me lehtësimin e masave dhe pakujdesinë e qytetarëve në ruajtjen e distancës sociale dhe marrjen e masave mbrojtëse.

“Virusi është prezent, nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur. Si rrjedhim i hapjes është rritur koha e ekspozimit të njerëzve karshi njëri-tjetrit dhe takimet e shpeshta. Kjo është arsyeja kryesore rritjes së rasteve”, tha mjeku.

Duke theksuar se, rritja e temperaturës nuk ka sjellë uljen e virulencës së virusit, Koraqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë pushimeve, duke theksuar se COVID-19 transmetohet në ujërat e ëmbla, ndaj këshillon që të mos përdoren pishinat.

“Nuk ka asnjë të dhënë se virulenca ndikohet nga temperatura e lartë, mbetet me të njëjtën virulencë si në fillim. Që të themi se është ulur virulenca, virusi duhet të ketë pësuar mutacion, pra të jetë krijuar një virus i ri. Koronaviruset janë viruse që kontaminojnë edhe ujërat.

Ka të dhënë sporadike se nuk përhapet përmes ujërave të kripura por përhapet përmes ujërave të ëmbla. Duhet pasur kujdes nga pishinat. Rreziku në plazh është rreziku i grumbullimeve të mëdha. Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe uljes së lagështirës mund të jetë ulur transmetueshmëria, por asnjëherë virulenca”, theksoi mjeku.

I pyetur mbi mundësinë e rikthimit të karantinës, ai thotë se, nuk do të arrijmë asnjëherë në izolim total siç ndodhi në fillimin e pandemisë, por u bën apel qytetarëve që të mbajnë maskë dhe të lajnë duart.

Lidhur me infektimin e mjekëve në QSUT, Koraqi tha se ashtu si qytetarët dhe mjekët me heqjen e masave janë treguar të pakujdesshëm. “Në momentin e daljes nga karantina u krijua ideja në masën e popullit që virusi u zhduku dhe sigurisht dhe mjekët nuk bëjnë përjashtim nga populli. Patën pakujdesi në ruajtjen e distancimit dhe përdorimit të masave mbrojtëse”, deklaroi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT./euronews

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

7 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

8 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

8 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

8 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

8 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

9 hours ago