Categories: Uncategorized

Shqiptarët nuk ”zënë mend”, çfarë ndodhi gjatë 24 orëve me ata që shkelën rregullat (VIDEO)

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht: E. Q. dhe R. B., të dy banues në Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse të drejtimit; A. G., banues në Tiranë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa autorizim lëvizjeje, si dhe i ka paraqitur punonjësve të Policisë mjetin e identifikimit të një shtetasi tjetër.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është dënuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Në Durrës janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasit O. P. dhe M. P., banues në Durrës, pasi kur punonjësit e Policisë u kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, të cilin ata nuk e kishin, dhe më pas mjetin identifikues për plotësimin e masës administrative, këta shtetas nuk kanë pranuar dhe i kanë fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Kukës është proceduar penalisht shtetasi D. K., banues në Bajram Curri, pasi në këtë qytet u konstatua i hapur lokali i tij, i cili ishte i papajisur me NIPT.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

të fundit

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…

5 minutes ago

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…

47 minutes ago

Ndarja nga Fedez – Chiara Ferragni gjen dashurinë e re

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me një postim në Instagram. Fotoja e parë e…

57 minutes ago

Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10,…

1 hour ago

A do të shkojë PD në Parlament? Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha

Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do…

1 hour ago

Vivien Thano i kundërpërgjigjet Arbenita Ismajlit pasi në Big Brother e kishte krahasuar me palaço dhe bretkosë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër”. Bukuroshja nga…

1 hour ago