Categories: Uncategorized

Shqipëria, rekord në rajon për numrin e të burgosurve

Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria thyen rekord për numrin e lartë të të burgosurve. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000.

Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani (shiko grafikun) me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.

Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë.

Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur./Monitor/

të fundit

Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e…

26 minutes ago

Zgjedhjet në Rumani/ Qeveria denoncon “shenjat e ndërhyrjes ruse”, themeluesi i Telegram: Na kërkoi Franca të ndërhynim

Qeveria rumune denoncoi sot një "fushatë të gjerë informacioni të rremë" në mediat sociale, veçanërisht në Telegram, që synonte "ndikimin…

43 minutes ago

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në…

59 minutes ago

Kryeministri izraelit i hapur për një marrëveshje që do të përfundonte luftën në Gaza, Netanyahu kërkon ‘pakt paqeje’ me kushte

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se është i hapur për një marrëveshje që do të përfshinte sipas tij përfundimin…

1 hour ago

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin…

2 hours ago

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto…

2 hours ago