Categories: Uncategorized

Shqipëria plan për të pritur 30 mijë sirianë, gjashtë qendra pritëse

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente.

Katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati gjashtë qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.

Të lidhura

None found

Siç bëjnë me dije burime e sigurta të “TCh”, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. Në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave. mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, Qafë Botë, 3 Urat dhe Kapshticë.

E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje. Kriza e refugjatëve u rihap pak ditë më parë kur Turqia hapi dyert për të lejuar rrugëtimin e refugjatët sirianë drejt vendeve të BE-së, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi. /tch

të fundit

How fears of a global blackout on November 17 took hold, despite the false alarm

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të…

21 seconds ago

Trump’s appearance in the Philippines sparks reactions: darker, fuller hair

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine, jo vetëm për vizitën e tij diplomatike në kuadër…

37 seconds ago

Armand Duka pas rikthimit në Ligën B: Më gëzon suksesi i Kosovës, por nuk do të doja të ishim në të njëjtin grup

Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kualifikuara në Kampionatin Evropian “Euro 2028”, si dhe çdo sukses i “Dardanëve” i…

3 minutes ago

Bordi i Transparencës përcakton kufijtë e rinj të çmimeve për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

10 minutes ago

Irlanda dhe Kosova, avantazhet që mund të vendosin duelin vendimtar në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Irlandës mbështetet te forca në shtëpi, intensiteti dhe forma e sulmuesit Troy Parrottit, ndërsa Kosova synon ta shfrytëzojë…

21 minutes ago

Wayne Rooney rrëfen betejën me shëndetin mendor: Në kulmin e karrierës mendova për vetëvrasje

Wayne Rooney ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke zbuluar se gjatë kohës kur…

21 minutes ago