Viti 2020 solli me vete dhe ulje drastike të temperaturave.
Mjegull, reshje bore dhe temperatura nën zero pritet të na shoqërojnë edhe gjatë javës në vijim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të gjendjes së akseve kryesore në vend duke sqaruar edhe rrugët më problematike.
Rajoni Verior
👉Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës ❄️ por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë 🚜 dhe është në terren me mjete e punëtorë 👨🌾 nuk ka probleme në qarkullim.
Rajoni Qendror
👉Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.
Rajoni Jugor
👉Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë ✅
🚧Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
#UdhëtoniTëSigut
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam
Alba ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shpërthyer në lot dhe…
Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Sipas raportimeve, një automjet ka…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me…
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…