Categories: Uncategorized

Shqipëria nën flakë! Braçe falenderon Zotin për shiun: Një mrekulli!

“Shiu e ulja e temperaturave, gjatë natës e mëngjesit të sotëm, shuan zjarret nga veriu në jug, duke shpëtuar mijëra hektare pyje e kullota mrekulli!”

Zv. kryeministri Erion Braçe vijon të lëshojë deklarata që ngjallin reagime ndërsa së fundmi ka komentuar shuarjen e flakëve që kishin pushtuar pyjet shqiptare nga shiu që ra përgjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm.

Të lidhura

None found

Ai falenderon Zotin “për këtë mrekulli” teksa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen e të mos djegin kullotat ku nesër do të rriten bijtë e tyre.

Reagimi i plotë:

ZOTI BERI SERISH MREKULLI ME NE, MBROJTI KRYEVEPREN E TIJ NATYREN!

Shiu e ulja e temperaturave, gjate nates e mengjesit te sotem, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpetuar mijera hektare pyje e kullota mrekulli! Shihini fotot; Zjarret nje dite me pare, shuarjen e tyre nje dite me pas!

PO NE? DUKET SE ZOTI E KA HUMBUR BETEJEN ME NE, SI QYETARE MBI TE GJITHA! Te gatshem per te vene zjarrin, hem si barbare, hem si te interesuar per nje kullote, te interesuar per qymyr nga druri, te interesuar per troje te lira; Por edhe si inatci i madh per ate qe ka tjetri apo me shume akoma, per ate qe ka shteti!

Ndaluni njerez! Po i mohoni femijeve tuaj nje te tashme e te ardhme te shendetshme, te gjelber, ajrin! Ja bere demin tjetrit, edhe shtetit, e nxorre mllefin, tani ndalu e mendo cpo i le femijeve te tu? Zjarrin? Ti tjetri qe ke ndertuar kudo, ke fituar kudo e gjithcka, nuk u ngope? Mendohu pak; Aq sa ke ku do i gezosh, ne zjarr?

Tua them troc si qytetar i ketij vendi; Une nuk besoj ne ndergjegjesimin tuaj! Ndaj po nxis cdo agjensi ligjzbatuese te hetoj cdo rast zjarri, posacerisht ne pyje, deri ne fund e fundi nuk eshte zjarrvenesi por perfituesi; Ndaj do i propozoj qeverise ashpersimin e ligjeve deri tek detyrimi qe aty ku digjet nje peme zevendesohet me shume te tilla, kurre nuk kthehet ne truall ndertimi!

Sot ne darke ka shi perseri! Faleminderit Zot edhe per kete! Faleminderit edhe cdo sherbyesi te shtetit, zjarrefikes, ushtarake etj qe luftuan me zjarret javen e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE! VO: fotot e djeshme e te sotme ne pyjet e Gramshit

të fundit

Could Arlinda Zekaj’s murder have been prevented? Rexhepi and Berisha demand accountability from institutions

Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet e mundshme institucionale në trajtimin e…

2 minutes ago

Arifi warns of energy difficulties: Imports could cost 400 million euros, tariffs at risk of rising

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një…

2 minutes ago

Documents/ The Ministry of Infrastructure secretly changes the Tirana-Rinas-Durrës railway project, moving the train 500 meters away from the airport

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…

2 minutes ago

VIDEO/ Protesters in Manëz threw eggs at Edi Rama’s car

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…

3 minutes ago

Major crash on the Arbër Road leaves several people injured

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur…

3 minutes ago

Assembly held behind closed doors as Rama doubles political leaders in the regions; who will lead Tirana

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që…

3 minutes ago