Categories: Uncategorized

Shqipëria kërkon 16.2 milion dollarë borxh për të testuar popullsinë

Qeveria shqiptare i ka paraqitur Bankës Botërore një projekt të ri ku kërkon të paktën 16.2 milionë dollarë hua në kuadër të emergjencës së krijuar nga koronavirus. Sipas kalendarit projekti pritet të kalojë në Bord në datë 12 qershor.

Objektivi i zhvillimit të projektit, sipas dokumenteve, do të arrihet përmes aktiviteteve që mbështesin mbajtjen në kontroll të COVID-19 në një afat të shkurtër, paralelisht kjo me disa investime për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për parandalimin dhe reagimin e emergjencave të shëndetit publik (përfshirë valët e mëtejshme të pandemisë COVID-19) në afat të mesëm dhe afatgjatë.

Të lidhura

None found

“Pozicioni aktual i Shqipërisë sa i takon kurbës së pandemisë tregon se investimet bazuar në shqetësime afatshkurtra dhe afatgjata janë thelbësore, për të mos humbur përfitimet e arritura përmes reagimit të menjëhershëm efektiv të Shqipërisë, ndërsa forcohet sistemi shëndetësor përtej krizës aktuale”, thuhet në dokument.

Por për çfarë po kërkohen konkretisht paratë? Dokumenti zyrtar tregon se Shqipëria ka kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit. Po kështu të fillohet me planifikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Po kështu projekti përshkruan si pjesë të tij edhe përmirësimin e komunikimit me publikun si dhe aktorët e tjerë kryesorë.

Në dokument qeveria nuk përmend faktin se koronavirus është ngjarja e dytë më fatkeqe në pak kohë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit duke nënvizuar se të dyja këto situata kanë kërkuar mbështetje nga buxheti për disa kategori të prekura si dhe aktivizimin e paketave ndihmëse dhe fondit të emergjencës respektivisht me nga 65 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë.

Kostoja totale e projektit do të jetë 16.2 milionë dollarë dhe institucioni huamarrës është Ministria e Financave dhe Ekonomisë kurse ajo zbatuese Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./Monitor

të fundit

Nis sot grumbullimi i Kombëtares, kuqezinjtë synojnë ta mbyllin me sukses Ligën C

Jemi në javën e Kombëtares! Pas shkëputjes së përkohshme nga Superiore që mbylli javën e 11-të të sajën, nga sot…

4 minutes ago

Lamine Yamal lë pas Lionel Messin me rekord në La Liga

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në La Liga pas paraqitjes…

4 minutes ago

Trajneri që i mori Shqipërisë “top talentin”, favorit për të zëvendësuar Michael Carrick

Mauricio Pochettino është shfaqur si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick…

4 minutes ago

SHBA-ja dhe Irani kërkojnë marrëveshje përmes kontakteve diskrete, mes tensioneve të larta

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

4 minutes ago

Rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e shtetases argjentinase pritet të vazhdojë

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

9 minutes ago

Pammer: EU will oppose any attempt by Bulgaria to block Macedonia through the protocol

Askush përveç Bullgarisë nuk ka pretenduar se protokolli i dytë është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me…

12 minutes ago