Categories: Uncategorized

Shqipëria heq kufirin me Serbinë e jo me Kosovën! Zbardhet çfarë përmban dokumenti për Minishengenin

Marrëveshja për Mini-Schengenin që Serbia ia dërgoj Shqipërisë dhe Maqedonisë për nënshkrim, është zbardhur.

Prishtina zyrtare para pak javësh, publikisht thirri “si motrën” Tiranën që të largojë kufirin, doganat dhe t’i lë shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës që të “bashkohen” pa kufi në Vërmicë.

Të lidhura

None found

Tirana heshti, ndërsa Prishtina s’foli më me zë. Javën e kaluar, Beogradi zyrtar ka bërë gati draftin e parë për #MiniSchengen, dhe diplomatët në Prishtinë ia konfirmuan këtë gjë TV21.

Në dokumentin që ka përpiluar Serbia, ofrohet hapja e kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por, Serbia “de jure” s’ka kufi me Shqipërinë, meqë Kosovën e kanë në mes.

Serbia drafton Mini Schengenin Beogradit po i ngutet me bërjen e Mini-Schengenit, dhe të rrisë raportet tregtare me Shqipërinë e Maqedoninë, andaj i ka vënë gjërat në letër.

Pas takimit mes #AleksandarVuçiq, #EdiRama e #ZoranZaev, qeveria e Serbisë ka përgatitur draftin e parë për bashkëpunimin mes tri shteteve në fushën e tregtisë dhe tregtimit.

Burime diplomatike të TV21 në Prishtinë thonë se “drafti veç është në duart e disa ambasadave”, dhe që “s’ka reagime negative ‘për draftin’”! TV21 i është dhënë qasje në draftin (versionin anglisht, meqë thuhet se është në tri gjuhë) të cilin qeveria e Serbisë, pritet ta nis tek Tirana dhe Shkupi zyrtar.

“Palët”, siç i përshkruan draft memorandumi Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë, kanë për synim largimin e të gjitha pengesave për “rritjen progresive” të tregtisë. Prishtina ka reaguar ashpër ndaj Tiranës zyrtare pse u përfshi në raporte të tilla me Serbinë, meqë Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe as kufijtë e saj.

Drafti përshkruan procedurat e thjeshtësuara të bashkëpunimit “ndërkufitar”, duke prekur edhe këmbimin e informatave dhe të dhënave nga zyrat e specializuara për ushqim, veterinari dhe fitosanitari.

Serbia përmes këtij drafti parasheh që Tirana dhe Shkupi zyrtar përveç tregtisë të kenë edhe bashkëpunim dhe “këmbim të informatave të klasifikuara nga autoritetet kufitare”, përfshirë këtu doganën.

Tirana dhe Shkupi zyrtar, ende nuk dihet se kur do ta pranojnë versionin e këtij draftit, me të cilin pritet të vënë në funksion idenë e tre shteteve për “Mini-Schengen” në Ballkan./tv21

të fundit

Përplasjet në protestën e Tiranës, bashkëshortja e efektivit të lënduar kërcënon studentët

Protesta të dhunshme kanë përfshirë Tiranën. Revolta studentore nuk ka të ndalur. Gjatë protestës ka pasur edhe përshkallëzim të situatës.…

12 minutes ago

Pacientja mbetet mbi 24 orë në Emergjencë, familjarët nuk u përgjigjen as telefonatave të Policisë

Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur…

35 minutes ago

OKB: Dialogu dhe respektimi i lirive themelore, rruga për uljen e tensioneve në Shqipëri

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur thirrjen për dialog konstruktiv me qëllim uljen e tensioneve në vend,…

36 minutes ago

Protest escalates in Tirana as police cars speed through crowds

Situata në rrugët e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Protesta është përshkallëzuar. Ndërsa policë dhe civilë dhunojnë qytetarë në rrugët…

36 minutes ago

Oliger Torba taken to the Trauma Hospital with his arm bandaged after being injured at the protest

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është lënduar…

37 minutes ago

Interior Ministry: Over 20,000 applications for gun permits in 18 months, around 9,000 approved

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me leje për armë po shënon rritje. Mbi 20 mijë kërkesa janë paraqitur dhe…

37 minutes ago