Nga Eugen Musta:
Të gjithë thonë se bota mbas kësaj pandemie nuk do të jetë më e njëjtë. Kjo situatë tregoi një pamje tjetër të civilizimit të zhveshur nga sloganet dhe të detyruar të tregojë egoizmin dhe mungesën e solidaritetit.
Kjo ngjarje ka mundësi të shpërbëj BE pasi dështoi në funksionin e saj bazë atë të solidarizimit për të ndihmë atë që është në nevojë. Në të njëjtën kohë u riafirmua edhe njëherë se shtetet kombe janë akoma struktura bazë mbi të cilin është organizuar bota dhe se të gjithë dokrrat për globalizim, bashkime dhe integrime në fund të ditës mbeten vetëm një iluzion i një realiteti që nuk ekziston. Egoizmi triumfon dhe përgjegjësia për nevojat e familjes dhe kombit tënd mbështetet mbi një instinkt dominues.
Gjermania dhe Franca nuk ju gjetën Italisë në këto ditë të vështira pasi vunë si prioritet bazë qytetarët e tyre dhe përgjegjësinë që kanë ndaj tyre. I quajtëm egoistë, hipokritë, mizorë, dhe ndoshta edhe “barbarë”, ne të tjerët, ne moralistët, gjithologët, bamirësit, shenjtorët, baballarët e kombit, dhe patronët.
Ne madje guxuam ti sfidojmë. Ne bëmë më shumë se ata: Ne dërguam mjekë në për të ndihmuar fqinjët në krizë. Ky xhest vetëmohues dhe fisnik u duartrokit. Ky xhest na beri krenar dhe na përkëdheli sedrën, na beri të ndjehemi të mirë, të denjë dhe fisnik. Këto emocione janë tepër të zakonshme kur njeriu kryen vepra altruiste dhe për këtë arsye edhe shumë pasanikë pretendojnë se janë filantropë, pasi në fund të ditës të gjithë jemi qenie sociale dhe duam afirmimin dhe vlerësimin e të tjerëve.
Por a e meritojmë ne këtë ndjesi, a e meritojmë ne në këtë moment të ndjehemi më të dhembshur dhe më fisnik se gjermanët, francezët, anglezët, etj. A jemi ne më humanë dhe më të civilizuar se to ?! Unë do të thosha një Jo të madhe, dhe këtë jo se besoj se popullit tonë i mungon fisnikëria, dhembshuria, apo zemra për të bërë akte të tilla. Jo komplet e kundërta unë besoj se shqiptarët i kanë me bollëk këto veti, por për fat të keq shqiptarët nuk kanë në dorë vendimmarrje.
Shqiptarët nuk i pyet kush. Shqiptarët janë të shtypur dhe të dërrmuar, të persekutuar dhe të vjedhur, të denigruar dhe të braktisur, dhe sot janë edhe të burgosur në shtëpitë e tyre shumica edhe pa bukë, të tjerë pa shpresë, të tjerë pa të ardhme. Shqiptarët sot nuk vendosin për asgjë, kështu që nuk kanë të drejtë të krenohen për dërgimin e mjekëve në Itali ashtu siç kanë të drejtë të mos akuzohen për braktisjen e vëllezërve të tyre jashtë kufijve, apo për braktisjen e vëllezërve brenda tyre, për braktisjen e të moshuarve pa bukë, pa ilaçe, dhe pa shoqëri.
Të vetmen përgjegjësi që duhet të mbajnë shqiptarët është ajo që rrjedh nga dorëzimi i gjithë fatit të tyre në dorën e maskarenjve, hajdutëve, kriminelëve, politikanëve, aventurierëve delirantë, etj. të sojit të tyre që më keq se çdo virus kanë infektuar të gjithë shoqërinë, ekonominë, drejtësinë, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Ata që dalin 100 herë në ditë në ekranet tona duke premtuar dhe duke kërcënuar, duke bërë të tiranin por dhe viktimën, duke folur shume dhe duke thene asgjë, ata të cilët më pas tërhiqen në realitetin e tyre të shformuar në Olimpin që kanë ndërtuar për vete dhe për shërbëtorët e tyre. Aty ku komplotojnë dredhinë e radhës, aty ku tradhtojnë shpresën tuaj, aty ku ekzekutohen edhe ndjenjat e fundit të solidaritetit, bashkimit dhe prosperitetit të kombit tonë.
Sot u mbyll me “sukses” riatdhesimi i shtetasve shqiptarë që mbetën jashtë Shqipërisë mbas mbylljes së papritur të kufijve. Shtetas shqiptarë që nuk banojnë në vendet ku janë bllokuar, apo shtetas shqiptarë të cilët kanë familjen në Shqipëri e cila ka nevojë për kujdesin dhe ndihmën e tyre.
Atyre ju premtua se qeveria do të dërgojë avionë për ti tërhequr ashtu siç bëjnë dhe po bëjnë të gjithë shtetet e tjera. Por si çdo premtim edhe ky sapo ra sipari shfaqi anën e tij të errët dhe mashtruese. “Listat ishin të mbyllura“ parapërgatitur në mënyrë sekrete, pa kritere, pa transparencë.
Numri ishte i kufizuar dhe përjashtues. Dhe ashtu siç tashmë është bërë traditë u shfaqën ndarjet klasore, Shqipëria private, dhe e drejta e shkelur dhe e përdhosur e qytetarëve. Por ne jemi krenarë se në sy të botës ne jemi solidarë, të dhembshur, të përkujdesur dhe këto ndjenja i kemi aq të shumta sa që na dalin edhe për të ndihmuar botën.
Ndërkohë që njerëzit tanë i kemi braktisur nëpër hotele (deri sa të mbarojnë kursimet dhe ti nxjerrin në rrugë), nëpër stacione trenash duku fjetur jashtë, apo në shtëpi duke parë në lajme nënën që nuk ka kush ta shohë, ta ushqejë, ti bëj shoqëri…
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…