Prej ditës së nesërme, policia dhe ushtria do të jenë në terren për të ‘izoluar’ çdo person që duhet të jetë në vetëkarantinim.
Do të ngrihen postoblloqe në pika kyçe në të gjithë vendin, në hyrjet dhe daljet e çdo qyteti për të ndaluar çdo qytetar që duhet të jetë në vetëkarantinim, sidomos të kthyerit nga Italia të cilët e kanë të detyrueshme këtë proces për të paktën 2 javë.
Policia ka të dhënat e çdo qytetari që ka hyrë në Shqipëri nga shteti fqinj dhe do të monitorohen 24 orë për të mos lejuar lëvizjen e tyre jashtë ambienteve ku duhet të jenë të izoluar.
Në raste emergjente Ministria e Brendshme do të kërkojë dhe ndihmën e Forcave të Armatosura për të izoluar çdo rast që refuzon të zbatojë urdhrin për vetëkarantinim.
Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 12 raste me koronavirus, ndërsa në gjendje të rëndë paraqitet një grua 73 vjeç në Durrës me patologji të mëparshme.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…