Categories: Uncategorized

Shpërthimi i bombolës në Kumanovë, shkon në pesë numri i viktimave

Ka shkuar në pesë numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 20 litërshe në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Elmije Bajrami 35 vjeç e cila nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë, mëngjesin e 23 shkurtit mbetën fillimisht të vdekur tre fëmijë dhe po atë ditë, rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë dhe Shaip Alimi, 60 vjeç, mëson Albeu.com.

Të lënduarit e tjerë, tashmë vetëm 4 të mbijetuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas fqinjëve, fëmijët së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), kishin shkuar për vizitë te prindërit e tyre, por ky takim rezultoi i fundit dhe tragjik për ta.

Në mëngjes fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndenjes, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ku më pas ka ndodhur dhe shpërthimi.

“Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur”, është rrëfyer një prej fqinjëve.

Sipas Prokurorisë Publike, bombula ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar./albeu.com/

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

34 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago