Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi, ka ironizuar të gjitha koleget e saj, që dalin të zhveshura.
Enxhi ka postuar në Instagram një video të këngëtares Kimberli Joye, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice of America” në sezonin e 15-të.
“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet”, – ka shkruar këngëtarja.
Më pas duke bërë krahasimin me artisten e re dhe të talentuar amerikane, ka ironizuar koleget shqiptare, duke e vendosur theksin tek pamja e tyre.
“Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, shkroi ajo.
Koleget e saj këngëtare, duke qenë se nuk janë përmendur me emër, sigurisht nuk kanë si të reagojnë për këtë mesazh, por kuptohet, ato që dalin vazhdimisht të zhveshura në klipe, duhet të jenë më të prekurat.
Kujtojmë se Enxhi Nasufi momentalisht punon si moderatore e emisionit “Ora e Tiranës.
Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është “Pendimi”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta,…
Një shqiptar i akuzuar për vrasje ka shpërndarë një video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik,…
Pak minuta më parë, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar…
Këtë të premte, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish në SPAK. Ai ishte dhe ditën…
Pas samitit të Ukrainës në Uashington, Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Si…