Categories: Uncategorized

Shoferët shqiptarë nuk pyesin, bëjnë drifting në mes të Sheshit

Policia Rrugore edhe këtë fundjavë ka vijuar me kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rrugën Tiranë-Elbasan, rreth 5 orë u kontrollua me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.

Të lidhura

None found

Sipas Policisë, pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

“Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h.

Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l

Gjithashtu janë kapur nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.

Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari. Polici rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën duke u përfshirë në ngjarje rrugore. Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt. Mos fluturoni apo mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin jetën”, thekson zedhenesi i Policise.

të fundit

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

31 minutes ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

31 minutes ago

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

2 hours ago

Mickoski: The agreement with VLEN remains unchanged until 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

2 hours ago

North Macedonia approves joint border controls with Albania at five crossing points

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

2 hours ago

Saveski confirms investigations into senior officials currently in office

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

2 hours ago