Categories: Uncategorized

Shoferë të këqinj! 2500 të arrestuar dhe 400 mijë gjoba në 2019

Mbi 2500 persona u arrestuan gjatë 2019 si shkaktarë aksidentesh, si drejtues automjetesh në gjendje të dehur apo si shoferë pa patentë.

Por megjithatë faktin e dërgimit të tyre si të akuzuar në gjykatë, shtrëngimit të masave si dhe fushatave të shumta, aksidentet automobilistike vazhdojnë të vrasin njerëz më tepër se çdo lloj krimi tjetër në vend ( 2500 te arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, 220 për aksidente rrugore, në total 2720 të arrestuar)

Eljton Lazri po udhëtonte me mbishpejtësi dhe për këtë ai është i dyshuari kryesor i aksidentit rrugor ku humbën jetën dy kalimtarët Erjon Balla 36 vjeç dhe Hydajete Salliut 72 vjeç. Për këtë dyshim shoferit të arrestuar Eltjon Lazri ju komunikua në spital masa e arrestit me burg.

Ndërsa për shoferin tjetër Edmond Murati u vendos arrest me afat 30 ditor derisa ekspertiza autoteknike të saktësojë gabimet e tij si drejtues mjeti në këtë aksident, në një kohë që kjo vendimmarrje kundërshtohet nga avokati i tij.

Lavdosh Shehi: Ai është i pafajshëm, ska përse qëndron kot në burg derisa të dalë ekspertiza.

Menjëherë pas aksidentit policia rrugore njoftoi shtimin e kontrolleve dhe ashpërsimin e masave sikurse aplikimi i radarëve edhe brenda Tiranës.

Top Channel mëson në rrugë jo zyrtare se gjatë 2019 mes dhjetëra fushatave të tilla 400 mijë shoferë u gjobitën, kryesisht për parakalim të gabuar dhe përdorim të telefonit në timon.

Por pavarësisht përpjekjeve 221 qytetarë humbën jetën në aksidente edhe pse prej tre vitesh kodi përfshin penalitete të forta për shkelësit e rregullave, shifrat mbeten shqetësuese. Çfarë duhet ndryshuar?

Nga studimet e policisë rrugore si shkaktare te aksidenteve me pasojë jetën e qytetarëve janë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, mbishpejtesia, parakalimi i gabuar dhe standardi i rrugëve./tch

të fundit

Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Miku i këngëtarit vendos pikat mbi “i”

Gentian Dibra, i njohur si Dj Twin, miku i fermerit Big Basta ishte i ftuar në “Ferma Club”, Ai tha…

27 minutes ago

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! I riu shqiptar tenton të hapë derën e avionit, udhëtarët parandalojnë incidentin (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë.  Një i ri që do…

46 minutes ago

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ në zi, mes dhimbjes së madhe njofton humbjen e njeriut të tij të shtrenjtë

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Andi Shehu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e tij. Mes…

1 hour ago

Paris Fc rikthehet në Ligue 1 pas 46 vitesh, falë Louis Vuitton dhe Red Bull sfidon PSG me të cilët i ndan vetëm një rrugë

Pas plot 46 vitesh mungesë në Ligue 1, Paris FC është rikthyer fuqishëm në elitën e futbollit. Klubi i zotëruar…

1 hour ago

Konflikti me armë zjarri në Laç/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e të rinjve që u plagosën, zbardhen detaje të reja

Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në laç, ku mbetën të plagosur pesë persona. Detaje të…

1 hour ago

Partia Demokratike denoncon me emra: Këta janë patronazhistët e PS-së që janë emëruar si vëzhgues të pavarur më 11 maj

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë një denoncim publik të bujshëm,…

1 hour ago