Përplasje me pasojë dy viktima në qytetin e Shkupit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ka patur një tentativë për grabitje ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.
Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.
“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues…
Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve…
Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, një…
Ndërtesa Eisenhower në Uashington mblodhi sot Ministrin e Jashtën të Danimarkës dhe Groenlandës, Lars Løkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt të…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet sërish me një mocion mosbesimi në Parlamentin Evropian. Kryetarja…
Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër…