Ka shkuar në 14 bilanci i viktimave në Itali nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 500 persona janë konfirmuar të prekur, në 10 rajone, sipas të dhënave të përditësuara të Mbrojtjes Civile.
Fatmirësisht është shëruar një çift turistësh kinezë, që ishin edhe të parët që rezultuan pozitiv ndaj Covid-19 në Itali.
Ndërkaq një grua në Piacenza, e prekur nga virusi solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm.
Një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përfunduan një inspektim dy ditor në Itali.
Në një konferencë për shtyp u tha se koordinimi mes rajoneve është jetësor, ndërsa shtete të tjera evropiane mund ta gjejnë veten shumë shpejt në të njëjtën situatë me Italinë.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se shumica e rasteve të konfirmuara në Itali, janë pacientë me simptoma të lehta dhe 50 për qind e tyre nuk kanë pasur nevojë të shtrohen në spital.
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…