Categories: Uncategorized

Shkolla u pezullua dy javë, Besa Shahini kalon leksionet online

Në postimin e fundit në rrjetin e saj social facebook, Ministrja Shahini ka prezantuar platformën mësimore Akademi.al, një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online sipas metodave dhe standardeve më bashkohore.

“900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12, i gjeni në platformën mësimore Akademi.al”, shprehet ajo ndërsa i bën thirrje nxënësve të regjistrohen sa më parë dhe t’i aksesojnë leksionet në këtë platformë.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu”, nënvizon Ministrja Shahini.

Njëkohësisht, ajo prezanton edhe themeluesin e kësaj platforme, Dean Çelaj, i cili e ka vënë atë në dispozicion të të gjithë nxënësve e mësuesve pa pagesë, ndërsa shton se “Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”.

E krijuar në gusht të vitit 2019, platfotma mësimore Akademi.al numëron mbi 900 video mësimore, me synimin për t’u shtuar në vazhdimësi në lëndët shkencore, të përgatitura nga një staf profesionistësh me eksperiencë shumëvjecare në fushën e arsimit.

Ajo mbulon matematikën dhe shkencën në përputhje me kurrikulën mësimore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

të fundit

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

15 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

24 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

51 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

53 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

2 hours ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago