Categories: Uncategorized

Shkoi të merrte tre fëmijët, detaje të reja nga ekzekutimi i vëllait e motrës në Rrëshen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme, ku u ekzekutua në oborrin e shtëpisë vëlla e motër.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Mirditës. Autor i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës, Fatmir Kolecaj, 47-vjeçar nga fshati Zejmen i Lezhës, i cili është shpallur në kërkim policor.

Viktima mbetën Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, dhe vëllai Vledison Filopati 34 vjeç, i cili vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. I dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje, mësohet se, autori i krimit e kishte kërcënuar edhe njëherë më parë se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.

Pas krimit të rëndë 47-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe edhe në rrugën e Kombit për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, por dyshohet që 47-vjeçari të jetë larguar në këmbë dhe të jetë fshehur në zonën pyjore pranë fshatit, duke përfituar edhe nga errësira.

Tre vitet pas divocit ishin shoqëruar nga konflikte të vazhdueshme dhe debate sa i përket tre fëmijëve, për të cilët kujdesej Esmeralda. Dyshohet që 47-vjeçari, i cili banon në Lezhë, të ketë shkuar për të marrë fëmijët, ku pas debateve, ka nxjerrë armën, duke lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë së tyre, Esmeraldën dhe Vledisonin.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

22 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago