Categories: Uncategorized

Shkoi me 7 shoqe të festonte maturën në ishullin grek, humb jetën në askident

Udhëtimin me grupin e miqve e kishin organizuar ata, me rastin e festës për diplomën e shkollës së mesme. Mes moshtarëve të saj, të gjithë rreth moshës 18 vjeç, Carlotta Martinelli ishte më e vogla.

E vetmja nga shkolla e mesme “Giordano Bruno”, ndërsa miqtë e saj sapo i kishin thënë lamtumirë shkollës “Annibale Mariotti” për t’u përballur me pjesën tjetër të jetës.

Carlotta, nga ana tjetër, kishte ende një vit shkollë për të mbyllur, por, atëherë kur pritej që jeta e saj të ishte më e gëzueshme: kur duhet të mendonte për të ardhmen, për universitetin, dhe më pas gjithë jetën e kishte përpara, një aksident tragjik ndërpreu udhëtimin e saj një herë e përgjithmonë.

Tetë vajzat italiane u larguan të premten e kaluar nga aeroporti Fiumicino për në Greqi. Një javë pas pushimeve, mes ëndërrash, papritur një aksident tragjik shndërrohej në makthin më të errët, në jetën e tyre.

Një javë që kur vajzat shkuan në plazh, teksa dy netë më parë prisnin lindjen e diellit në majë të një shkëmbi: përmes fotove që publikuan në Instagram, me të cilat të gjitha ndanin çastet e lumtura të tyre në rrjetet sociale, ndodh ajo që ishte më tronditëse.

Kishin vallëzuar, kënduar dhe ishin argëtuar në Tropicana, një klub i njohur i plazhit të Mykonos. Nga atje, teksa po ktheheshin, për të kaluar edhe ditën e tyre të fundit në ishull, nuk ishte e thënë që pushimet të mbulleshin ashtu siç i kishin planifikuar.

Nga atje ata ishin nisur për në apartamentin që kishin marrë me qira, gati për të bërë gati çantat. Por në një nga kthesat e fundit të rrugës provinciale që përshkon ishullin, aksidenti i ka tretur ëndrrën fatkeqësisht ëndrrat njërës prej vajzave, Carlottës.

Shtatë vajzat e tjera, pasi u larguan nga qendra shëndetësore me disa lëndime, përfunduan nën hetimin e policisë greke, të cilët po përpiqen për të rivendosur dinamikën e saktë të aksidentit. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, të shtatë vajzat u kthyen në Itali, me një aeroplan, shkruan noa.al.

Ata janë në gjendje shoku, shumë të mërzitura dhe këtë mëngjes e kaluan pranë spitalit “Santa Maria della Misericordia” në Perugia, ku mjekët po vlerësojnë gjendjen e tyre. Nga sa mësojmë, pas një hipoteze të parë – përveç ngjarjes tragjike, tani mund të hapet edhe një proces civil mbi vdekjen e Carlotta.

Por nuk duhej të mbaronte kështu. Nuk duhej të ishte kështu. Me prindërit që i prisnin me lot në aeroport, dhe një familje e shkatërruar për humbjen e parakoshme të vajzës së tyre.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago