Categories: Uncategorized

Shkodrani fiton gjyqin për pronën e tij, por gjykata i “zhduk” dokumentet!

Një qytetar nga Shkodra ka një ndërtesë plus truall që ia kanë uzurpuar. Gjon Shkambi i është drejtuar gjykatës, ku ka fituar në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit. Prokuroria prej 5 vitesh nuk del në një përfundim. Prokurori i çështjes, E.L thotë se është kryer një akt ekspertimi dhe është caktuar një ekspert, por ky i fundit u bë drejtor dhe çështja ka ngecur prapë.

Të lidhura

None found

Emisioni “Stop” i është drejtuar Gjykatës së Apelit ku ka kërkuar informacion nga kryesekretarja.

Gazetarja: Ky është vendimi i apelit, ku paditës është Gjon Shkambi. Më intereson të di dosjen e tij, se çfarë aktesh ekspertimi kanë ardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë për këtë çështje?

Kryesekretarja: Në lidhje me këtë vendim?

Gazetarja: Po! Ku është?

Kryesekretarja: Atëherë, dosja nuk është tek ne. Ne e kena çu në Gjykatë të Rrethit. Gjoni, mos është bë në Gjykatë të Lartë, rekurs?

Gjon Shkambi:Denoncuesi: Jo, jo!

Kryesekretarja: Atëherë në Gjykatë të Rrethit. Çfarë dokumentacioni të them unë, gjyqi është bërë në 2018-ën, mundesh me e verifiku dosjen në Gjykatë të Rrethit.

Gazetarja: Nuk e ka një kopje të dokumenteve këtu?

Kryesekretarja: Vetëm vendimi. Ja, ky vendim, që ke, është dhe tek ne, se dosja kthehet në Gjykatë të Rrethit.

Më tej gazetarja i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë.

Kancelarja: Në momentin, që dosja është e qepur, e quajmë ne të adminstruar, sepse në rastin, që kam kthyer unë përgjigje është në 2018-ën, ndërsa vendimi është dhënë në 2015-ën. Unë kam kontrolluar dosjet në momentin, që nuk e kam gjetur. Unë kaq mbaj përgjegjësi.

Gazetarja: A është detyrim i sekretares së gjyqëtarit, që të mbajë proces-verbalin dhe një kopje të saj, ta vendosë në dosje?

Kancelarja: Absolutisht, që proces-verbali kapet në dosje. Thjesht është çështje harresash. Në perceptimin tim, duhet të jetë harruar pa dasht me pa keqdashje, pa dasht me verifiku atë substancën, që thoni ju, sepse në sistem unë e kam e kam të hedhur. 30.03 ishte data e parë.

Gazetarja: Pra në sistem është e hedhur, por që Gjykata e Apelit, nuk është se ka akses në sistem.

Kancelarja: Po edhe sikur të ketë akses, juridikisht …

Gazetarja: Duhet fizike aty!

Kancelarja:Ajo e nënshkruara, e admnistruara.

Gazetarja: Po 30.04.2015?

Kancelarja:Nuk më del fare.

Më pas ka qenë vetë Gjon Shkambi i cili ka bërë një takim me Prokurorin e çështjes.

Prokurori Ermir Lelçaj: U kry një akt-ekspertimi, më saktë është bë një vendim ekspertimi dhe është caktu një ekspert. Eksperti, gjatë kohës, që ne çuam, u bë drejtor. Ka qenë ai, Lad Ikonomi, duhet ta kesh njohur, ka qenë në Shkodër dikur ekspert, tani u bë drejtor. Në momentin, që është bërë drejtor, ata nuk kanë të drejtë me bë akte ekspertimi dhe e kanë kthyer mbrapsht vendimin. Tash kena çu dhe një vendim tjetër.

/tvklan.al

të fundit

Radoiçiq nën akuzë për krime lufte, kërkohet hetim edhe për lidhjet e tij politike në Kosovë

Aktakuza e ngritur ndaj Milan Radoiçiqit për krime lufte ndaj 20 personave në Gjakovë ka rikthyer në vëmendje jo vetëm…

4 minutes ago

I ndërroi jetë e ëma, Drejtoria e Burgjeve nuk i jep leje Ardian Çapjas të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit! Policia nuk merr përsipër sigurinë

Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë leje dhe për të qenë i pranishëm…

6 minutes ago

Kultivonte kanabis në ngastër, arrestohet në Krujë 62-vjeçari

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve…

14 minutes ago

QMK paralajmëron: Rrezik i lartë nga zjarret në pothuajse të gjithë vendin

Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret, sipas analizave të…

20 minutes ago

Zejnulla Gashi dhe Enver Fejzullahu bisedojnë mbi avancimin e aftësive të prokurorëve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në një takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, i cili e…

27 minutes ago

Mohsen Rezaei, ish-kreu i Gardës Revolucionare, merr një rol të rëndësishëm në aparatin e sigurisë iraniane

Irani ka emëruar Mohsen Rezaein, një prej figurave më të njohura të linjës së ashpër të regjimit, në postin e…

29 minutes ago