Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërkohë që gjyqtarit i janë gjetur probleme me pastërtinë e figurës.
Kujtojmë se Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit. Ndërkohë, në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 u promovua si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Sipas një raporti të Birn, gjyqtari Selim Kryeziu rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë në vitin 2005 dhe 2015; përkatësisht në vlerat e 204 mijë dhe 1.4 milionë lekëve. Gjatë këtyre viteve, subjekti ka deklaruar vit pas viti kursime në cash, por në asnjë rast nuk deklaron pakësimin e tyre me qëllim investimet në pasuri të patundshme.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…