Categories: Uncategorized

Shkarkimi i Metës: Zbardhet përmbajtja e raportit të Komisionit Ketimor

55 deputetë socialist hodhën firmat për të vënë nën hetim presidentin Ilir Meta nën dyshimin e shkeljeve të rënda kushtetuese duke i marrë kompetencën kuvendi ç’dekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjes lokale.

Në ditët në vijim këtyre deputetëve dhe kolegëve të tyre do tu duhet të ngrenë kartonat dhe rehabilituar presidentin Meta thjesht duke e këshilluar dhe jo shkarkuar.

Kryesimi këtij hetimi iu besua një ish prokurori të sprovuar, socialistit Ulsi Manja.
Nga mbledhjet e para të komisionit hetimor socialistët krijuan përshtypjen se ditët e Ilir Metës president ishin të numëruara.

Marshimi Kuq e Zi në mars, iniciuar nga presidenti një shenjë tregimi muskujsh nga Edi Ramës, e përforcoi besimin se komisioni hetimor do ti vendoste Ilir Metës, parashtesën president i shkarkuar nga parlamenti.

Por, 1 vit më pas nga ngritja dhe përfundimi i punës të komisionit të Dr. Ulsi Manjës ëndrra socialiste për shkarkuar njeriun që I besuan presidencën është venitur.
Në ditët në vijim anëtarët e komisionit hetimor do të kenë gati raportin që po hartohet nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe demokrati Halit Halteri.

Gazetari Muhamed Veliu nga dy burime prej shumicës qeverisëse dhe opozitës në këtë komision ka mësuar frymën që përcjell ky raport.

“Kuvendit nuk do ti propozohet shkarkimi presidentit Ilir Meta por disa rekomandime dhe sugjerime se si presidenti duhet të veprojë në situata të ngjashme në të ardhmen bazuar kjo në rekomandimin e komisionit të Venecias” tha Muhamed Veliu në Top Channel.

Për presidentin Ilir Meta kjo është një betejë e fituar me socialistët përballë beve dhe rrufe për ta nxjerrë nga pallati presidencial.

Gazetari Muhamed Veliu thotë në raportimin e tij:

“Se si do të përkthehet kjo në bazën socialiste askush nuk e jep një përgjigje të prerë. Duhen pritur zgjedhjet e ardhme për të mësuar koston politike të Edi Ramës për rehabilitimin e Ilir Metës përmes komisionit të ish prokurorit Ulsi Manja”. /tch

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago