Categories: Uncategorized

“Shisnin mend” me makina të vjedhura, policia bllokon 4 automjete luksoze (VIDEO)

Policia kufitare në Kakavijë ka bllokuar 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.

Të lidhura

None found

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.

Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht:

Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volksëagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMW X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

të fundit

“Policia ushtroi dhunë”- Luçiano Boçi: Ja pse përdorëm flamujt gjermanë në protesta! Kanë rënë Parlamenti dhe institucionet, qeveria amorale dhe e korruptuar

Ditën e sotme, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, teksa fliste në studion e “News 24”, u shpreh se në…

3 minutes ago

Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin, ish-vartësi i Ballukut mbetet në qeli

Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili kërkonte shfuqizimin e masës…

35 minutes ago

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin për Selin Bollatin. Duket se modelja nga Kosova është…

58 minutes ago

Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 ton kanabis në sera në Berat/ SPAK jep pretencën, kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit (EMRAT)

SPAK lexoi pretencën për 17 të pandehur si të dyshuar se kanë kultivuar përgjatë 2021-2022 4 sera me kanabis në…

59 minutes ago

Rama u drejtohet investitorëve të huaj: Provojeni rakinë do ju sjellë në qejf, nuk do vuani për problemin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ishte pjesë e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, ku nuk i kurseu batutat…

1 hour ago

Berisha: Dosja Balluku u censurua në media, Rama mbylli dyert e integrimit evropian

Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtoi gishtin ndaj mediave, duke akuzuar se kanë…

2 hours ago