Categories: Uncategorized

Shifrat marramendëse! Sa para mund të humbasin këngëtarët shqiptarë si pasojë e pandemisë

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar pasoja të shumta ekonomike përveç krizës shëndetësore.

E gjithë bota duket se tashmë është gjunjëzuar, teksa kriza ekonomike pritet të ketë impakt të thellë për disa vite.

Të lidhura

None found

Në mes të sektorëve të prekura nga Covid-19 është edhe muzika, pasi për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit prej muajsh janë anuluar koncertet, mbrëmjet e ndryshme muzikore, dasmat e të gjitha festat e tjera.

Të gjitha këto përkthehen padyshim në humbje për këngëtarët.

Ndonëse club-et tashmë janë hapur dhe jeta e natës ka rinisur, duket se rritja e shifrave të rasteve të reja e ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim.

Madje disa koncerte të planifikuara për në fundjavë janë anuluar, mes të cilëve edhe ai i Ledrit.

Por cili është impakti ekonomik për secilin prej tyre nëse përkeqësimi i situatës nga Covid-19 do anulonte koncertet edhe për muajit e verës?

Ndonëse pagesat që marrin zakonisht artistët nuk janë transparente, “Gazeta Express” ka bërë disa kalkulime mbi ato që thuhen nga sezoni në sezon.

Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera.

Rreth 400,000 euro mund të humbasë edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar.

Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6,000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë.

Rreth 250,000 euro mund të humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.

Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4,000 deri 5,000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro për disa nga emrat më të njohur të muzikës popullore e folklorike si Sinan Vllasaliu, Ramadan Krasniqi, Labinot Tahiri, etj.

Ndonëse transparenca për shifra të sakta mungon, kjo është një pasqyrë e përafërt për fitimet në koncerte të cilat këtë vit janë vënë në pikëpyetje duke u varur tërësisht nga trendi i epidemisë që do t’i diktojë edhe masat në fuqi. /iconstyle.al

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago