Categories: Uncategorized

Shifrat alarmante! Të rinjtë po largohen, Shqipëria do të përfundojë pa fuqi punëtore

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë po tkurret ndjeshëm. Kjo për shkak të emigrimit, i cili pesë vitet e fundit po njeh rritje të vazhdueshme.

Profesor Selami Xhepa, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se ritmet e larta të emigrimit kanë filluar të prodhojnë efektet e para negative në ekonominë e vendit.

“Problemi i emigrimit të shtuar dhe masiv të popullsisë në një farë mase që po çon drejt depopullimit të vendit pa asnjë dyshim efektin thelbesor do ta ketë në dimensionin e vet të ekonomisë. Unë mendoj që tani shenjat kanë filluar që të jepen. Ekonomia është një matematikë shumë e thjeshtë.

Numër njerëzish shumëzim për të ardhura, baraz konsumi. Nëse baza e popullisisë bie, konsumi, efektivisht tregon që ekonomia do të fillojë drejt denatyrimit. E dyta jemi në proces që të ardhurat e shoqërisë kanë patur rritje stanjative, pothuajse inekzistente. Madhësia e ekonomisë ka filluar që të tkurret, problemi i tkurrjes së madhesisë së ekonomisë sjell efektet e tjera zinxhir.

E para me skemën e sigurimeve shoqërore, në veçanti. Dhe nqs këto prirje demografike do të vazhdojnë që të thellojnë reduktimin e numrit të popullsisë që efektivisht do të thote numri i atyre që do të kontribojnë në sistem atëherë skema e pensioneve në Shqipëri, edhe tani në fakt është e falimentuar sepse vetëm gjysma e fondit garantohet nga kontributi. 500 milionë euro ccdo vit shkojnë përmes sitemit të taksave për të mbuluar skemën e pensioneve.“ – theksoi Xhepa.

Ish drejtuesja e INSTAT Ines Nurja thotë se shifrat e largimeve të shqiptarëve jashtë vendit vijojnë të mbeten të larta. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Nurja ngre shqetësimin se po largohet mosha e re dhe Shqipëria rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore në të ardhmen.

“ Shifrat që nga viti 2008 të larginit të shqiptarëve dhe kanë qënë diku 2 000 deri në 3 000 jo më shumë. Dhe pas vitit 2014 ka filluar një rritje e madhe duke arritur kulmin në 2015 me 69 000 të larguar që kërkojnë azil ekonomik. Dhe ky trend pati një rënie të lehtë më 2016 – 2017 por në dy vitet e fundit ka ruajtur trendin rritës 22 000.

Në krahasim me vendet e tjera të ballkanit. Psh Bosnje Hercegovina që është një vend si Shqipëria ka pasur 10 000 të larguar. Pra shifrat tregojnë që është më tepër një fenomen që ka ndodhur në Shqipëri. I vetmi vend që mund të krahasohet me ne ka qenë vetëm Kosova që ka pasur 73 000 të larguar. Vendet e tjera kanë qenë me ritme shume të ulta.

Ajo që mua më shqetëson më shumë nga këto shifra është largimi i moshes së re. 76 % janë nën moshën 35 vjeç. Problemi është për të ardhmen. Dhe kjo nuk lidhet vetëm me mungesën e forcës së punës, por edhe lindjet. Lindjet kanë rënë.” – tha Nurja.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

23 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

52 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

57 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago