Categories: Uncategorized

Sheshi plot protestues, Avokatja e Popullit nga protesta: Jam këtu si nënë!

Në “Sheshin Nënë Tereza” në këto momente po mbahet një protestë paqësore pas ngjarjes skandaloze në Babrru ku një vajzë e mitur u abuzua seksualisht për 3 vite.

Në mbrojte të vajzave,edhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca është pjesëmarrëse në këtë protestë kundër abuzimit seksual ndaj të miturve.

Të lidhura

None found

“Jam si një nënë, si një femër dhe mbajtëse e një detyre të rëndësishme sic është ajo e avokatit të popullit dhe ky rast është vërtet flagrant, në të cilin dështimi i strukturave shtetërore fatkeqësisht ka bërë që të kemi një rezultat të tillë.

Arsyeja përse jemi kaq të shumtë dhe jam e emocionuar për numrin e të rinjve është që ky mentalitet duhet të ndryshojë. Ky mentalitet që i trajton femrat si objekte seksuale, në të cilin viktimizohen persona të dhunuar dhe ne duhet ti themi jo kësaj qasje negative dhe lirisë së personit.

Jam shumë e kënaqur që shoh numër kaq të madh personash, ndonëse jemi për një ngjarje jo të bukur. Sa më shumë bëhemi për ti thënë “jo” këtyre fenomeneve, aq më shumë na dëgjojnë”, tha Ballanca.

Sa i përket hapave që do të ndërmerren për rastin e dhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, avokatja e popullit shprehet se duhet punuar fort me nivelin e mësuesve, edukatorëve, forcave të rendit dhe psikologëve.

“Hapat janë në nivele të ndryshme. Dhe në raste të tjera kemi bërë rekomandimet përkatëse për institucionet shtetërore të cilat janë marrë parasysh. Edhe në këtë rast kemi bërë një rekomandim për institucionet shtetërore për të parë ku janë problematikat dhe çfarë ka ndodhur dhe prap mendoj që ka një heshtje të mos trajtimit të këtyre çështjeve.

Nëse nuk bëhemi barrierë për këtë sjellje, mund të na ndodhë në shtëpinë tonë. Pas Kavajës, ekzistenca e këtij rasti na lë të kuptojmë se kemi shumë punë të bëjmë në nivelin e mësuesve, edukatorëve, forcave të rendit e psikologëve dhe se duhet të jemi aty si prindër për të mbrojtur fëmijët nga ata që kanë qëllime kriminale”, u shpreh Ballanca.
Qindra protestues në shesh/ Ju bashkohet Avokatja e Popullit, Ballanca: Dështuan strukturat e shtetit, ky është rast flagrant

të fundit

Italian Anti-Mafia report: Albanian groups are cooperating with the ’Ndrangheta and Cosa Nostra, what the Hydra investigation uncovered

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

2 minutes ago

Bardhi accuses SPAK chief of favoring Balluku and reveals the clinic where, according to him, she spent thousands of euros on cosmetic procedures

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

2 minutes ago

81-year-old dies after being struck by a vehicle in Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

2 minutes ago

Parliamentary inquiry committees: an accountability mechanism or a political instrument?

Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e…

2 minutes ago

Ministry of Labour and Family awaits completion of report on social work centres in Peja and Gjilan

Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn. Pas asaj…

3 minutes ago

LDK heading toward a new leadership race, several names challenge Abdixhiku

Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat pritet të mbahen në vitin 2027, kanë filluar të…

3 minutes ago