Rikthehet edhe një herë në vëendje sherri i ndodhur në qytetin e Kavajës, ku Rizan Aliu qëlloi me thikë Besnik Çelmetën në ambientet e një lokali në qendër të qytetit.
Pas publikimit të pamjeve pati reagime të shumta për shkak se aludohej se policia nuk kishte kryer detyrën për të vendosur përpara drejtësisë autorin e ngjarjes.
None found
Madje një denoncim të tillë e bëri ditën e djeshme dhe ish-kryeministri Berisha në rrjetin e tij social ‘Facebook’.
Nndërkohë në dëshminë e pronarit të lokalit, njëkohësisht dhe nip i të plagosurit Besnik Çelmeta mësohet se Rizai u fut në lokal qetësisht dhe iu drejtua Çelmetës duke e goditur menjëherë me thikë teksa sqaron se personat e përfshirë në konflikt janë fqinjë dhe banojnë ngjitur me lokalin e tij.
“Aliu është futur qetësisht në lokal, dhe u drejtua me qetësi drejt tualetit. Në pjesën e brendshme të lokalit në tavolinë ndodhej vetëm Besnik Çelmeta, ndërkohë që pjesa e jashtme e lokalit ishte plot me klientë. Aliu është drejtuar me qetësi drejt Çelmetës duke e goditur me thikë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë. Ndodhesha në banak me nënën time tregon pronari i lokalit. Ndërhyra menjëherë madje mora dhe goditje. Ishte shokuese . Unë jam nipi i Çelmetës nderkohë që Aliun e kam komshi.
Dy njerëz që janë klientë të rregullt të lokalit dhe që kam marrëdhënie të mira. Menjëherë pas kesaj lajmërova policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje e më pas ambulanca. Unë nuk di nëse dy klientët e mi kanë patur probleme më parë, por e vetmja gjë që më shqetëson është fakti që kjo ngjarje ndodhi në lokalin tim.
Punoj prej vitesh familjarisht këtu dhe nuk jam përballur me asnjë konflikt, qoftë edhe banal. Kjo plagosje më ka tronditur jo vetëm shpirtërisht e psikologjikisht, por edhe ekonomikisht, pasi një ngjarje e tillë shokuese më ka larguar klientelen. Le të vendosë shteti drejtësi. Unë jam viktimë në gjithë këtë histori”.- ka thënë pronari i lokalit.
Gjermania pësoi një eliminim befasues në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi u mposht nga…
“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…
Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…
Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…
Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…
Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…