Categories: Uncategorized

Sherr me armë e leva mes qytetit, dalin emrat e 3 të arrestuarëve që tronditën Vorën

Pasditën e sotme një ngjarje e rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi në Vorë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se disa persona janë përfshirë në sherr dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Të lidhura

None found

Ndërsa dy të tjerë përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

Mësohet se policia ka vënë në pranga të tre shtetasit, të cilët mësohet se janë Lorenc Brahimi, Gledis Shkurti dhe Armando Elezi.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Njoftimi zyrtar i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Rinia”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, konkretisht:

L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

G. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

të fundit

Tension pranë qendrës së Tiranës, policia shoqëron me forcë të rinj dhe protestues

Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…

6 minutes ago

Muhamed Zekiri sentenced to 1 year and 7 months in prison

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zekiri në lëndën…

7 minutes ago

Përparim Rama: I believe I will run for LDK leadership

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është i gatshëm të përfshihte në garë për kryetar të LDK-së. Këtë paralajmërim…

8 minutes ago

Përshkallëzohet protesta e 19 tetorit, fishekzjarre drejt selisë së PS-së dhe plumba manovër nga policia

Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…

9 minutes ago

Tomë Gashi: Kurti masterfully managed the election of the president, PDK would have found it difficult to oppose Shiroka-Pula

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes…

9 minutes ago

Tensionet në Tiranë, protestuesit shmangin rrethimin e policisë dhe futen në rrugicat e “Rrugës së Dibrës”

Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një…

10 minutes ago