“Që ti je shpifës, kjo dihet. Që ti shpif nga mllefi, jo që vë gjoba edhe kjo dihet…”
Mes gazetarit Andi Bushati dhe kryeministrit Edi Rama, ka patur replika gjatë emisionit “Open”.
None found
Përplasja filloi pas pyetjes nga Bushati, se sa persona kanë mbetur pa punë, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.
Pjesë nga debati:
Bushati: Kur të vjen fundi, këto bën me gazetarët, e bën personale. Të ka ardhur fundi!
Rama: Unë e di shumë mirë historinë tënde dhe nuk ka lidhje, unë të kam përballë dhe përfitoj nga rasti të të përgjigjem dhe të të thumboj, ndërkohë që ti me çekan dhe gozhda nuk lë shpifje pa bërë, sikur je prokuror. Ti je shpifës, nuk diskutohet, profesionit.
Bushati: Ju jeni krye shpifës. Sepse, unë veten time, e kam lexuar cfarë këni shkruar për mua në librin “Kurban”. Tani që nuk ju pëlqen… Nëse e ke shkruar vetë “Kurbanin”, se me atë i ke bërë edhe lekët, hape c’ke thënë për mua. Kshuqe e mbyllim këtë kush është shpifës.
Rama: Që ti je shpifës, kjo dihet. Që ti shpif nga mllefi, jo që vë gjoba edhe kjo dihet.
Bushati: Kam mëshirë që jeni katandisur kështu. E sheh veten në pasqyrë? Ti thuash tjetrit shpifës, është si të thuash hajdūt, krìmìnel. Shife njëherë telefonin, mos ke marr ndonjë mesazh, keni dalë keq sot.
Rama: Unë ty mund të të listoj me qindra shpifje.
Bushati: Me thuaj një, si ato të Bild. Do të pijmë kafe pastaj dhe do pendohesh, siç the për Bildin.
Bushati: Hajdutit i them hajdut, krìminelìt, krimìnel.
Rama: Të dyja këto, ti nuk mi thua dot mua!
Bushati: Siç ju nuk më thoni dot shpifës. Me çingijet që keni rreth e rrotull mund të silleni si të doni, por keni humbur sensin e realitetit. Pse u bukose? Të kanë shkruar ndonjë mesazh, që ke dalë keq? Aq shumë po ju merret goja, shif veten nga ekrani, je keq edhe në fytyrë. E ke humbur nuk të punojnë më receptorët…
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në…
Fisnik Asllani është i gatshëm të presë Barcelonën përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi…
Tymi i prodhuar nga më shumë se 800 zjarre pyjore që vijojnë të jenë aktive në Kanada ka ulur ndjeshëm…
Data 30 shtator është kyçe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian pritet të…
Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës.…