Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes erës së fortë në Gjirokastër.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një person ka ndërruar jétë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Gjirokastër.
Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri është përplasur për vdékje nga një autobus që drejtohej nga qytetari me inicialet L.R, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja e réndë ka ndodhur në aksin Tepelenë- Gjirokastër, teksa këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën.
Po punohet për shkaqet e aksidentit, por një prej tyre mund të jetë edhe shpërqëndrimi i shoferit për shkak të motit të keq dhe erës së furishme që ka përfshirë vendin.
Shoferi i autobuzit është shoqëruar për në komisariat.
Gjirokastër/Informacion Paraprak:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.
Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me armë zjarri në qytetin e Laçit, ku sipas informacioneve, Elidon Ndreka, një…
Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si…
Ditën e sotme, në një takim elektoral në Gramsh, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka abuzuar me…
Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë. Shqiptar i Kosovës që do…
Marrëdhënia e Albës dhe Limit, duket mjaft e komplikuar së fundmi pasi vetë fermeri në prime, është shprehur se nuk…
Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit…