Nuk besojmë se ka një njeri që nuk e pyet veten ose nuk ka dyshime nëse e ka kaluar apo jo koronavirusin.
Kjo edhe për faktin se janari dhe shkurti kanë qenë muajt kur ka shumë viroza vërdallë dhe shumë njerëz janë ndjerë jo mirë, kanë kaluar ditë të tëra me temperaturë të lartë dhe kanë pasur simptoma që i kanë bërë të vihen në mëdyshje nëse ka qenë Covid-19 apo një virozë tjetër.
None found
Edhe pse është e vështirë të mësosh të vërtetën pa bërë një test serologjik, nëpërmjet simptomave që keni pasur, mund të krijoni një ide nëse keni qenë të infektuar.
Nëse keni qenë shumë sëmurë në përiudhën janar-shkurt
Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurt, ka shumë mundësi të keni qenë të prekur me koronavirus.
Nëse keni pasur ethe dhe kollë
Nëse për disa ditë, gjatë kësaj periudhe, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë mundësi ta keni kaluar virusin.
Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat dalluese të koronavirusit. Rreth 66% e atyre që janë bartës të Covid-19, kanë këtë simptomë. Nëse ju ka ndodhur që për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, atëherë me shumë mundësi bëhet fjalë për koronavirusin.
Nëse e gjithë familja ka qenë sëmurë njëkohësisht
Nëse të gjithë familjarët kanë kaluar gripin në të njëjtën periudhë periudhë, dikush me simptoma më të rënda, dikush me simptoma më të lehta, ka mundësitë bëhet fjalë për Covid-19.
Nëse në lëkurë keni pasur shenja që ju shkaktonin të kruara
Shenjat në lëkurë që shkaktojnë kruajtje janë një nga simptomat e koronavirusit të zbuluara rishtas.
Burimi: The Healthy
Shënim i rëndësishëm: Këto që përmendëm më sipër janë disa shenja të koronavirusit, por jo domosdoshmërisht një njeri që ka pasur njërën ose më shumë prej tyre, ka qenë i prekur nga Covid-19. Një përgjigje e saktë mund të merret vetëm nëpërmjet një testi serologjik.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…