Categories: Uncategorized

Shembja e Teatrit, Meta merr letrën alarmante nga Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra

Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, Hermann Parzinger i ka dërguar një letër Presidentit, Ilir Meta ku i shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Letra drejtuar presidentit Meta

Të lidhura

None found

Subjekti: Teatri Kombëtar i Shqipërisë i përzgjedhur për 7 vendndodhjet më të rrezikuara

I dashur Z. President,

Me siguri jeni në dijeni që Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë.

Për këtë arsye, ne ju dërguam një letër edhe në 18 korrik të 2018, duke theksuar rëndësinë e objektit dhe duke ju bërë thirrje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv, për të mbrojtur të çmuarin Teatër Kombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar nga Fondacioni Gjirokastra, si pjesë e një fushate të madhe të shoqërisë civile për të shpëtuar ndërtesën, për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara për 2020”. Kjo është një fushatë e shtrirë gjerësisht e shoqërisë civile në mbarë Europën, që identifikon monumentet e rrezikuara dhe vendndodhjet në Europë si edhe angazhon partnerë publikë dhe privatë, në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të siguruar një të ardhme rijetëzuese dhe të qëndrueshme për vendndodhjet. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara” nisi në 2013 nga Europa Nostra, me Bankën Europiane të Investimeve si partner themelues.

Në Nëntor 2019, paneli korespondues këshillues, përzgjodhi në një listë të shkurtë 14 vendndodhje nga të gjitha aplikimet për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” – duke përfshirë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Deklarata për shtyp në lidhje me këtë njoftim, mban datën 10 dhjetor 2019, dhe mori mbulim të gjerë mediak në të gjithë Europën. Nga kjo listë e shkurtuar, Bordi i Europa Nostra-s, do të përzgjedhë shtatë finalistët në mars 2020.

Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilitet shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhet si një nga “7 vendndodhjet më të rrezikuara”. Gjithashtu do të doja të shtoja që vendndodhje shqiptare janë përzgjedhur dy herë edhe në të shkuarën: Amfiteatri i Durrësit dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq. Në të dyja rastet, Europa Nostra e gjeti bashkëpunim me aktorët shqiptarë pozitiv dhe efektiv, duke theksuar konsideratën dhe respektin që vendi juaj ka për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetjen e treguar në nivel kombëtar dhe Europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetjen tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetjen tonë për të vepruar në këtë drejtim.

Prof. Dr. Hermann Parzinger

President Ekzekutiv

Europa Nostra

të fundit

MBP: 32 paketime me marihuanë sekuestrohen në një pako për të dënuarin në Idrizovë

MBP njofton se në burgun e Idrizovës janë gjetur 32 paketime me lëndë narkotike te një i burgosur 48-vjeçar."Më 09.08.2026,…

8 minutes ago

Hidhet nga varka dhe humb jetën në liqenin e Pogradecit 30-vjeçari nga Maliqi

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga një varkë. Ngjarja…

10 minutes ago

Zjarr masiv në Angli, policia britanike paralajmëron shoferët: Lini automjetet për të shpëtuar

Policia britanike u drejtoi një thirrje të dëshpëruar drejtuesve të automjeteve që t`i braktisnin makinat e tyre “nëse donin të…

14 minutes ago

Transferimi te Leipzig dështon, Fisnik Asllani sërish në radarët e Barcelonës dhe Dortmundit

Fisnik Asllani e kishte arritur marrëveshjen me klubin gjerman, por nuk e kaloi me sukses kontrollin mjekësor.Asllani, sulmuesi 23-vjeçar i…

26 minutes ago

Turistët pushtojnë Itakën pas suksesit të “The Odyssey”, pavarësisht se Nolan nuk xhiroi asnjë skenë atje

Itaka, ishulli grek që besohet të jetë atdheu i Odisesë në poemën e Homerit, po përballet me një bum turistësh,…

32 minutes ago

Saranda Imeri-Stafai: VLEN-i po përballet me trashëgiminë e pushteteve të kaluara, kemi ndryshuar politikën shqiptare

Deputetja e VLEN-it Saranda Imeri-Stafai është e ftuara e radhës në emisionin PodGo, me të cilën kemi diskutuar për Qeverinë,…

34 minutes ago