Categories: Uncategorized

Shembja e Teatrit, Meta merr letrën alarmante nga Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra

Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, Hermann Parzinger i ka dërguar një letër Presidentit, Ilir Meta ku i shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Letra drejtuar presidentit Meta

Subjekti: Teatri Kombëtar i Shqipërisë i përzgjedhur për 7 vendndodhjet më të rrezikuara

I dashur Z. President,

Me siguri jeni në dijeni që Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë.

Për këtë arsye, ne ju dërguam një letër edhe në 18 korrik të 2018, duke theksuar rëndësinë e objektit dhe duke ju bërë thirrje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv, për të mbrojtur të çmuarin Teatër Kombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar nga Fondacioni Gjirokastra, si pjesë e një fushate të madhe të shoqërisë civile për të shpëtuar ndërtesën, për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara për 2020”. Kjo është një fushatë e shtrirë gjerësisht e shoqërisë civile në mbarë Europën, që identifikon monumentet e rrezikuara dhe vendndodhjet në Europë si edhe angazhon partnerë publikë dhe privatë, në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të siguruar një të ardhme rijetëzuese dhe të qëndrueshme për vendndodhjet. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara” nisi në 2013 nga Europa Nostra, me Bankën Europiane të Investimeve si partner themelues.

Në Nëntor 2019, paneli korespondues këshillues, përzgjodhi në një listë të shkurtë 14 vendndodhje nga të gjitha aplikimet për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” – duke përfshirë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Deklarata për shtyp në lidhje me këtë njoftim, mban datën 10 dhjetor 2019, dhe mori mbulim të gjerë mediak në të gjithë Europën. Nga kjo listë e shkurtuar, Bordi i Europa Nostra-s, do të përzgjedhë shtatë finalistët në mars 2020.

Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilitet shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhet si një nga “7 vendndodhjet më të rrezikuara”. Gjithashtu do të doja të shtoja që vendndodhje shqiptare janë përzgjedhur dy herë edhe në të shkuarën: Amfiteatri i Durrësit dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq. Në të dyja rastet, Europa Nostra e gjeti bashkëpunim me aktorët shqiptarë pozitiv dhe efektiv, duke theksuar konsideratën dhe respektin që vendi juaj ka për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetjen e treguar në nivel kombëtar dhe Europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetjen tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetjen tonë për të vepruar në këtë drejtim.

Prof. Dr. Hermann Parzinger

President Ekzekutiv

Europa Nostra

të fundit

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas bisedës telefonike që realizoj me homologun rus, Vladimir…

21 minutes ago

Franca po ndërton burg të sigurisë së lartë në xhunglën e Amazonës

Franca do të ndërtojë një burg të ri të sigurisë së lartë në territorin e saj jashtë shtetit të Guianës…

29 minutes ago

Përfundon numërimi në Tiranë/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament. Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar. Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka…

31 minutes ago

VIDEO / Europiani U-17 nuk nis në mënyrën më të mirë, Shqipëria mposhtet 4-0 nga Portugalia

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të moshave duke u mposhtur nga Portugalia. Ekipi luzitan arriti…

1 hour ago

FOTO/ K*rcënohet me jetë Vjosa Osmani! Ja email-i që mbërriti në adresën e presidentes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë, raportojnë mediat në Kosovë, referuar burimeve brenda policisë. Ky nuk është…

1 hour ago

Tragjedi ajrore në Finlandë: Dy helikopterë përplasen në ajër, pesë viktima

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë fundjavë në jugperëndim të Finlandës, ku dy helikopterë civilë janë përplasur në ajër dhe…

1 hour ago