Categories: Uncategorized

Shefi i Urgjencës këshillon: Si të trajtoni në shtëpi kollën dhe temperaturën (VIDEO)

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj ka dhënë disa këshilla për qytetarët e vetëizoluar nëpër banesa se si të trajtojnë në kushte shtëpie kollën dhe temperaturën.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Brataj tregon me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdorim në rastet kur kemi temperaturë, kollë, dhimbje fyti apo diarre.

“Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavirusi ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë.

Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

Nëse pas dy ditësh nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin.

Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fyti, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen.

Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash, lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.

Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital.

Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke u mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi po rrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi, por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.

Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë.

Nëse do të keni diarre merrni loperamid ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart sa më shpesh, përdor maskën nëse je në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit.

Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë”, tha Brataj.

të fundit

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

1 minute ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

23 minutes ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

36 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…

2 hours ago