Categories: Uncategorized

Shefi i Rrugores paralajmëron shoferët: Kemi bllokuar mbi 1 mijë patenta e 400 mjete!

Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, foli në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, në News24, për situatën e krijuar në rrugët e vendit, për shkak të masave të marra nga kundër koronavirusit.

Shefi i Rrugores tha se shumica e drejtuesve të mjeteve po i zbatojnë masat e marra dhe fashat e orareve të lëvizjeve, por ka dhe një pjesë të vogël, që nuk i respektojnë, dhe për këto janë marrë ndëshkime.

Tola u shpreh se deri më tani janë pezulluar për tri vite mbi 1 mijë patenta dhe janë bllokuar mbi 400 mjete, pasi drejtuesit e tyre ose kanë thyer afatet e lëvizjes, ose kanë guxuar të dalin në rrugë pa autorizim.

Intervista:

A po respektohen rregullat?

Pjesa më e madhe i respektojnë rregullat, por ka dhe një kategori të vogël që nuk i respekton. Në momentet që drejtuesit e mejteve nuk respektojnë rregullat do merren masa më shtrënguese, me qëllim që ata t’i respektojnë. Qoftë virusi, qoftë aksidentet rrugore, vrasin njësoj.
A janë këto të parashikuara në Kodin Rrugor?
Patjetër. Në kod janë parashikuar situate të tilla të jashtëzakonshme, ku me akt të vecantë mund të vendoset për kufizime të mëtejshme. Akti Normativ shton sanksionet plotësuese, si heqja e patentës për tre vjet dhe bllokimi i mjetit, si masë për të detyruar shoferët të mos dalin përtej urdhrave të ministers së Shëndetësisë.

Sa masa janë marrë?

Janë bllokuar mbi 1 mijë patenta dhe mbi 400 makina. Këto janë masa pë rata drejtues mjeti që kanë shkelur afatet, ose kanë guxuar të lëvizin pa autorizim. Të gjithë drejtuesit e mjeteve, që punojnë në institucione dhe që kanë një vetëdeklarim për të shkuar në punë në 05:00-08:00 dhe për t’u larguar nga puna më 16:00-17:30 nuk kanë motiv të qarkullojnë në Tiranë apo në qytetet e tjera, duke shtuar trafikun. Edhe pjesa tjetër nuk ka pse të dalë jashtë këtyre orareve.

Ndalimi i qarkullimit vazhdon nga një qytet në tjetrin? A mund të merret një leje për të lëvizur nga një qytet në tjetrin?

Vetëm për nevoja emergjente, për të kryer nevoja emergjente. Ne iu japim mundësi personave që kanë vërtet nevojë, që kanë prindër larg dhe që duhet t’iu çojnë ushqime, para në këto kushte të vështira. Deri më sot janë depozituar 251 mijë vetëdeklarime në faqen e policisë, te plaftorma COVID-19 ka arritur në mbi 300 mijë aplikime. Policia ka refuzuar shumicën dhe ka aprovuar 80 mijë./bw

të fundit

Donin t’i vinin tritol këngëtarit Joz Marku – autorët ngatërrojnë shtëpinë

Në orët e para të kësaj të marte, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të…

37 minutes ago

Përplasi me makinë për vdekje dy motrat, ja çfarë vendosi gjykata për 23-vjeçarin Kevin Norra

Këtë të mërkurë, gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi…

40 minutes ago

Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën…

58 minutes ago

Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit

Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj…

1 hour ago

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur…

1 hour ago

Shtator 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut! A jeni edhe ju midis tyre?

Shtatori nuk premton qetësi për disa nga shenjat e zodiakut, të cilat do të përballen me tensione të shumta në…

1 hour ago