Edhe pse kontrollet vijojnë çdo natë, shoferët duket se nuk tremben as nga gjobat e as nga policia.
Mësohet se në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, përgjatë 240 minutave, gjatë natës, pas kontrollit me radar janë konstatuar 4 drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, pas drejtonin mjetin me shpejtësi deri në 158 km/h.
None found
“Në këtë aks ku si rezultat i monitorimit të pandërprerë më radar u pezulluan qindra leje drejtimi gjatë tre muajt e fundit, tashmë është në normalitet. Drejtues mjetesh që respektojnë sinjalistikën.
Për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetëm katër shkelës të sinjalistikës për shpejtësi, nga këta: tre me masë administrative pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit dhe një për shpejtësi tej normave të lejura 158 km/h, të cilit ju tërhoq leja e drejtimit.
Lajm shumë i mirë për të gjithë. Tashmë vëmendje e kontroll të pandërprerë edhe në rrugët interurbane Tiranë- Durrës – Tiranë, Elbasan , por jo vetëm, kontroll në ditët në vijim me radar në të gjithë vendin.
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, do zhvillojnë monitorime e kontrolle të befasishme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Shpejtësia vret jetë, shpejtësia s’të çon në destinacion, shpejtësia të lë me këmbë pasi patentën ta merr polici, rregulli të garanton jetën, destinacionin dhe patentën.
Drejtues mjetesh, respektoni sinjalistikën, mbroni jetën e pastaj mbroni dhe patentën, por mbroni jetën tuaj e të përdoruesve te tjerë të rrugës.
Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo, mos u befasoni por respektoni rregullat e kodit rrugor, që të arrini në destinacion shëndoshë dhe me patentën në xhep.
#Fundjavëtëkëndshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…