Categories: Uncategorized

Lleshaj merr në mbrojtje Shahinin dhe ofendon maturantët e pedagogët: Skizofrenë!

“Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore…”

Kështu e ka nisur shënimin e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka marrë në mbrojtje ministren Besa Shahini pas kritikave të shumta rreth maturës shtetërore.

Me fjalën “skizofrenë” ai i është drejtuar të gjithë atyre studentëve maturantë të cilët dolën në protestë, vetëm për të ardhmen e tyre.

Por jo vetëm, Lleshaj me një gjuhë të ashpër ka sulmuar edhe pedagogët e shumtë të cilët kanë kritikuar Shahinin për formulimin e testit, duke i quajtur të paaftë që vetëm dinë të shajnë e të bërtasin.

Reagimi i plotë

Për Besën

Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa.

Besa sulmohet se është një rast ndryshe. Ajo nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tona të shumta, nuk ka qenë studente apo shoqe e ndokujt që bërtet, nuk është nga Tirana, tingëllon pak gegnisht kur flet, vjen nga Kosova…. Vetëm këto janë “mëkatet” e saj.

Ajo nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës tonë. Ajo nuk ka mundur ende as t’a rregullojë atë.

Kush kupton sadopak nga arsimi e di mirë se efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të merret për një apo dy vjet.

Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë.

Ato teste i kanë bërë studentët e atyre që bërtasin dhe që janë gati të fajësojnë gjithë botën për cilësinë e produktit të tyre.

E vetmja gjë që ka arritur të bëjë Besa, gjatë muajve të ushtrimit të detyrës së saj, është përpjekja për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave.

Një sistem ku “profesorët” ulërijnë dhe shajnë pa kurrëfare etike, ndërkohë që kanë marrë paga nga universitetet kioska pasi kanë firmosur me mijëra diploma pa vlerë, të cilat ngjajnë më shumë me mandatet e pasurisë që lëshonte Sudja e piramidave sesa me diplomat normale të universitetit.

Ata që kanë heshtur përpara gjëmës së bërë kundër arsimit me universitetet piramida, ata që i kanë kthyer universitetet ku punojnë në hane ku edhe analfabetet pretendojnë për notë maksimale dhe ku nuk mbetet askush, ata që e kanë katandisur universitetin në fund të listave të renditjes botërore nuk mund të gjejnë asnjë alibi tek Besa.

Është fat që ajo është ndryshe edhe në formim edhe në nivel nga autorët e gjendjes së sotme të arsimit.

Është fat që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar.

Besa kërkon një shkollë ku nxënësit dhe studentët mësojnë si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë, një shkollë që frymëzon dhe jo një shkollë që indoktrinon. /albeu.com/

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

4 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

4 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

4 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

5 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

5 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

5 hours ago