Gjermania i dhuron 11 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Mjetet financiare do të vihen në dispozicion nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Ato do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve dhe institucioneve arsimore, bëri të ditur Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin.
“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte.
Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, tha ministri.
Qeveria Federale ofroi menjëherë pas tërmetit, në koordinim të ngushtë me BE-në, ndihmën e saj dhe dërgoi ekspertët e Agjencisë të Asistencës Teknike në zonat e prekura. Përpos këtyre u dërguan ndihma materiale si batanije dhe kuti emergjence në vlerën e rreth 270.000 eurove.
Ndërsa Suedia ka dhuruar 5.6 milion euro për shqiptarët për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. “Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit. Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim @petererikssonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë”, njofton ambasada suedeze.
Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe…
Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës Clemence Goette paraqiti një rezolutë që bën thirrje për tërheqjen e vendit nga Organizata…
Dy nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar janë bërë së fundmi bashkë. Bëhet fjalë për Ledion Liçon dhe…
Real Madridi ka njoftuar shkarkimin e Xabi Alonsos pas humbjes së finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Në vendin…
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, mohoi kategorikisht largimin nga Partia Demokratike, edhe pse Sali…
Këngëtari i njohur Blero po shënon një kapitull të ri në jetën personale, duke kurorëzuar sonte martesën e tij të…