Categories: Uncategorized

Sa paguhet një mjek i vijës së parë të luftës me COVID-19?

Mjekët janë fronti i parë, në luftën kundër coronavirusit. Përditë u duhet të përballen me rrezikun, ndërsa në darkë nuk mund të përqafojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre. Por, cilat janë sfidat e përditshme të mjekëve dhe a ja vlen gjithë mundimi në fund të ditës?

Ermelinda Murati është epidemiologe dhe çdo mëngjes niset në gjurmim të të infektuarave dhe kontakteve të tyre, së bashku me ekipin që përbëhet nga 4 persona, së bashku me ndihmës epidemiologen, laboranten dhe specialisten e shëndetit publik

Të lidhura

None found

Janë të katërta gra dhe nëna që lënë fëmijët në shtëpi, për t’u kthyer në mbrëmje pa veshjet e posaçme që mbajnë kur dalin në terren por me peshën e frikës së infektimit. Detyra ua kërkon që të dalin nga zyra për në terren në zona urbane dhe rurale, kudo ku ka depërtuar agjenti i padukshëm me emrin Covid19.

“Bëjmë mbledhjen, në mëngjes, që mblidhemi një grup specialistësh, vlerësojnë rastet, zakonisht rastet vijnë nga 127 dhe mjekët e qendrave shëndetësore. Më pas i skedojmë, përgatisim skedat, shikojmë sa vatra kemi, i planifikojmë edhe nisemi për në punë”, shprehet znj. Murati.

Ashtu si luftëtarët para betejës, mjekët veshin mburojat e tyre që në këtë rast janë përparëset, syzet e dorezat. Pjesë e grupit të terrenit, janë dhe Esida e Liberta, dy nëna të reja, që kanë lënë fëmijët e tyre në shtëpi, për të vijuar punën në gjetjen e të infektuarve nga coronavirus.

“Kemi lënë fëmijët në shtëpi, kemi shumë frikë po nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Kemi familjen, po e takojmë se jetojmë në një shtëpi, është e pashmangshme”, shprehet Liberta. “Çdo ditë është një faqe e re e luftës ndaj virusit që duhet gjendur dhe izoluar. Përballja me të është e vështirë dhe e lodhshme. Mundi dhe përkushtimi që këto zonja i japin qytetarëve të cilëve ju shërbejnë është i vështirë të justifikohet me shpërblimin financiar që marrin”, thotë Esida.

Po për epidemiologët në terren, për rreziqet dhe përballjen me viruset kush mendon? Në Shqipëri një mjek epidemiolog paguhet nga 57 mijë lekë të reja në muaj neto ose 6 milionë e 800 mijë lekë në vit të vjetra./euronews

të fundit

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

2 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

2 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

2 minutes ago

The state failed to protect her: The femicide that shook Kosovo

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

2 minutes ago

Cyberattacks on refrigeration systems alarm Europe: how temperatures can be changed remotely and what measures should be taken

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

3 minutes ago

Abdul El-Sayed mposht Mike Rogers në Michigan; pritet të jetë senatori i parë mysliman në SHBA dhe ironizon J.D. Vance për betimin në janar

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…

3 minutes ago