Mjeku Imunolog Genc Sulçebe pohon se vdekshmëria e COVID-19 në Shqipëri do të jetë pothuajse e njëjtë me atë të një gripi të zakonshëm.
Sipas përllogaritjeve të tij, Sulçebe shprehet se “në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000, ashtu si dhe në gripin e zakonshëm”.
Mjeku thekson se në popullatën shqiptare, që të arrihet “imuniteti i tufës”, i cili do të lejonte ndalimin e epidemisë, do të duhet të infektohen të paktën 1 milion vetë.
Shkrimi i plotë i Prof. Dr. Genc Sulçebe: “Nga shifrat e deritanishme në botë duket se vdekshmëria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% në Itali në 0.3% në rajone të tjerë relativisht të vegjël, ku janë masa drastike izolimi dhe veçimi fizik bashkë me testim viral të përgjithshëm.
Janë disa llogaritje të thjeshta të cilat mund t’i bëjmë duke ekstrapoluar nga epidemitë e tjera të ngjashme me COVID-19, siç janë ato gripit të zakonshëm (influences) dhe që njihen shumë mirë.
Në fillim të epidemisë u duk se vdekshmëria nga COVID-19 do ishte të paktën 10 herë më e lartë se sa nga gripi i zakonshëm në të cilin vdekshmëria është 1 për 1000 të infektuar.
Tani, duket se numri i individëve të infektuar, por pa shenja klinike, pra ata që i quajmë asimptomatike, është shumë më i madh se numri i atyre që shfaqin shenja të sëmundjes.
Ka mundësi pra, që në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm.
Në popullatën shqiptare, që të arrihet “imuniteti i tufës”, i cili do të lejonte ndalimin e epidemisë do të duhet të infektohen të paktën 1 milion vetë.
Pra, vdekshmëria e pritshme e përgjithshme nuk duhet të jetë më tepër se 1000 në shifra totale.
“Mjeshtëria dhe Arti” i masave epidemiologjike, mjekësore, administrative etj. është që të minimizohen këto humbje duke i shtrirë ato në kohë dhe duke zhvilluar një aktivitet ekonomik, social, shëndetësor (edhe për të sëmurët jo-COVID-19) sa më afër normalitetit dhe me sa më pak kosto ekonomike dhe sociale”.
Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje. Uniformat blu, u vendosën në…
Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit të qarkut Elbasan,…
Në vetëm 14 vite, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u…
Sot, më 18 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.2 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.5…
Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, pritet të ketë në pothuajse…
Dashi Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund…