Categories: Uncategorized

Rudina Hajdari ngre zërin në Kuvend: Rama si Nikola Gruevski, do ketë të njëjtin fat!

Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama gjatë interpelancës për Teatrin.

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari iu drejtua Ramës duke i thënë se është shndërruar në Nikola Gruevski, që shkatërroi qendrën e Shkupit, ndërsa paralajmëroi se po ashtu “do të këtë të njëjtin fat”.

Të lidhura

None found

“Nisa në flas datën e 17 majit duke lexuar titujt ndërkombëtar të gazetave në prestigjioze në botë, le mond, thoshte që kryeministri kishte kryer një akt barbaresk, NYT që kryeministri kishte shembur në mënyrë barbare

Reuters thotë se ky kryeministër zgjoi zërat e zemëruar në sheshet e Tiranës dhe zëri i tyre nuk u dëgjua dhe i trajtoi si barbarë duke i shembur godinën që e donin më shpirt, sot e dini që shqiptarët e kanë kuptuar se keni 7 vite si kryeministër, por kemi një botë që po shikon fytyrën tënd barbare për të shembur këtë godinë.

Ju keni patur një obsesioni me këtë teatër dhe me atë truall, po të kishte qenë teatri diku tjetër ju do ta linit, por se e doni atë truall ën mes të Tiranës e shembet se ju duhet për të ndërtuar kulla, e mbaj mend isha në kuvend kur bëtë propozimin tuaj të parë, do bëni një tiranë imagjinare me kulla që do modernizojnë vendin, a nuk jemi në këtu që këto kulla nuk është në gjendje njeri ti blejë këto kulla, pse ju duhet përveç faktit që ju duhet të kënaqni shokët e tu.

Deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall, nuk pyesni se keni thënë që kemi hequr dorë nga PP do ta bëjmë me lekët tona, ndërkohë bashkia e Tiranës thotë se nuk i ka këto lekë, si na siguroni ju që teatri do ndërtohet ndërkohë që ju thoni që nuk i keni këto para, si e bëni këtë akt kaq barbar?

Në atë ndërtesë ka pasur njerëz, ju e keni shkatërruar duke e bërë një tentativë për vrasje, nuk keni pyetur as për artistë as për njeri, pse e bëni këtë.

Kush ishte ai person që jepte urdhër, si erdhi zinxhiri, na e thoni drejt si i bëtë ato akte barbare dhe nuk jeni i ndërgjegjshëm për këtë dhe nuk doni të dëgjoni njeri, do vini këtu e të ma shpjegoni dhe jam e qartë, do thoni që i ngjaj atyre, do merreni edhe me leksikën, por duhet të vini këtu dhe të tregoni shqiptarëve se çfarë i keni bërë këtij vendi, jeni shndërruar në Nikola Gruevski që e rrafshoi qendrën e Shkupit dhe ndërtoi statuja imagjinare të pakuptimta, sot jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat, dhe do mbaheni mend për të njëjta gjera”-tha Hajdari.

të fundit

Granit Xhaka detyrohet të lërë fushën pas lëndimit ndaj Chelseat

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të…

31 seconds ago

VIDEO/ Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…

6 minutes ago

Rumen Rumenov shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari

Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem…

6 minutes ago

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

12 minutes ago

Russian attacks on Ukraine’s economy intensify ahead of peace talks

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...] Read More... The…

12 minutes ago