Categories: Uncategorized

Rritje e varfërisë, gjysma e të punësuarësve rrezikon të humbasë vendin e punës

Për shkak të masave drastike kundër përhapjes së virusit të Coronës ekonomia botërore ka shënuar humbje të mëdha dhe pothuajse gjysma e të punësuarve rrezikojnë të humbin vendin e punës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) theksoi në një raport të fundit se situata ekonomike dhe ajo e punësimit në të gjitha rajonet e botës po përkeqësohet si rezultat i krizës së Corona. Deri tani më të prekur janë të punësuarit në sektorin informal që punojnë pa kontrata pune.

Sipas ILO-s në të gjithë botën ka rreth 3.3 miliardë të punësuar. Dhe për shkak të pandemisë së Coronës thuajse një ndër dy syresh mund të humbasin vendin e punës dhe me këtë edhe bazën e tyre të jetesës. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, ILO pret që të humbasin vendin e punës me kohë të plotë rreth 305 milionë të punësuar. Veçanërisht të prekur do të jenë rreth 1,6 miliardë vetë që punojnë pa kontrata pune ose në punë provizore. “Për miliona punëtorë mungesa e punës do të thotë mungesë të ardhurash, ushqimi dhe sigurie.”

Humbje të të ardhurave mes 60 dhe 80 përqind

Edhe miliona kompani në mbarë botën mezi po arrijnë të mbijetojnë. Ato nuk kanë kursime ose mundësi për të marrë kredi. Së bashku me të vetëpunësuarit humbje të rënda pritet të kenë 436 milion ndërmarrje në të gjithë botën. “Nëse nuk i ndihmojmë ato tani, ato thjesht do të falimentojnë tërërisht”, thuhet në raportin e ILO-s.

Po ashtu të ardhurat e të punësuarve në të gjithë botën kanë rënë mesatarisht me 60 përqind. Në Afrikë dhe Amerikën Latine madje edhe më shumë se 80 përqind. “Ne duhet të kemi parasysh mjerimin dhe nevojat e njerëzve që qëndrojnë pas këtyre shifrave,” tha drejtori i ILO-s, Guy Ryder. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të fillojnë të ofrojnë programe për ndihma sociale dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbështesë vendet e varfëra./DW

të fundit

Publikohen pamjet e para të sulmit amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit (VIDEO)

Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë publikuar, ku kanë filluar të publikohen…

3 minutes ago

Alarmi i Sociologëve: Gjuhë urrejtjeje në shoqëri, thirrje për ndryshim Kombëtar

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…

24 minutes ago

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

48 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

50 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

1 hour ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

2 hours ago