Eshtë rritur edhe në Elbasan numri i personave të infektuar me koronavirus.
Nga 5 ka shkuar në 8 raste, pasi janë infektuar edhe tre pjesëtarë të një familjeje.
Bëhet fjalë për nënën 52-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeçe, ndërsa i ati i tyre ka rezultuar negativ.
52-vjeçarja e infektuar dhe që vuan nga diabeti, sipas burimeve jo zyrtare, është punonjëse e një banke të nivelit të dytë me një staf prej të paktën 23 punonjësish shkruan bë.
Pas testit të kryer, ka rezultuar se gruaja që punon në bankë dhe dy vajzat e saj rezultuan pozitive. 3 rastet më të reja në Elbasan të prekur nga infeksioni dyshohet se dy javë më parë kanë patur kontakt me persona të tjerë të konfirmuar pozitivë më herët.
52-vjeçarja është dërguar në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa pjestarët e familjes së saj ndodhen në Karantinë. Ndërkohë që nga kryerja e testit te rreth 60 personave të dyshuar në gjithë Elbasanin, deri tani kanë rezultuar negativë.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…