Categories: Uncategorized

“Rri e qetë se do merrem unë”, 95 telefonatat me pedagogen mashtruese pasi i mori miliona lekë gruas

Një 47 vjeçare që prezantohej si pedagoge pranë universitetit të Durrësit u dërgua për gjykim nga prokuroria për mashtrim. D. Marku dyshohet se shfrytëzoi shoqërinë me një grua, dhe dy vite më vonë i tha asaj se mund “t’i gjente një vend pune”.

Prokuroria e nisi hetimin pas denoncimit të D. Bicja që tregoi se e takoi pedagogen e rreme në drejtorinë arsimore Fier. Takimi mes dy grave ndodhi në fillim të 2018 dhe më vonë të dyja e mbajtën komunikimin përmes rrjeteve sociale dhe përmes telefonit.

Viktimës ju tha nga mashtruesja se ajo ishte pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe se kishte njohje të shumta në sistemin arsimor.

Në mars 2020 sipas burimeve të gazetës “Si”, Bicja i kërkoi” profesoreshës” t’i sistemonte në punë si mësuese kunatën A. M. Pas aprovimit, kunata ka tërhequr nga banka 150 mijë lekë të reja dhe ja ka dorëzuar asaj.

Por teksa prisnin për emërimin si mësuese, Marku ka nisur nga jusfitikimet për vështirësitë që po haste dhe se nuk po realizonte dot takimet për shkak të distancimit social. Prokuroria thekson në mbyllje të hetimeve se “në dy telefonat e pedagoges viktima ka komunikuar në njërin prej tyre 51 herë ndërsa në tjetrin pas mashtrimit ka kryer 44 telefonata. Që të gjitha pa rezultat”.

Sipas hetimit të prokurorisë që ka vazhduar me kqyrjet bëhet me dije nga burimet e gazetës “Si” se provohet gjithashtu tërheqja e shumës prej 150 mijë lekë nga një bankë në kryeqytet .Ditën tjetër, pas takimit me D. Markun dhe dorëzimit të parave, gruaja ka dorëzuar në drejtorinë arsimore, dokumentat dhe një kërkesë për të filluar punë si mësuese.

Burimet tregojnë se kur drejtoria arsimore ia ka kthyer pas dokumentat , pedagogia e rreme i ka shkruar “rri e qetë se do merrem unë”. Pas kërkesave të shumta dhe pritjes për të filluar punë, gratë I janë drejtuar prokurorisë për hetime. Edhe pse në fashikull është administruar edhe një kontratë noteriale që mban datën e 22 qershorit 2020 ku vërtetohet që “profesoresha” I ka kthyer paratë , prokuroria nuk I ka pushuar hetimet, me argumentin se profesoresha ka mashtruar duke premtuar një vend pune, ndaj dhe ajo do të gjykohet për këtë vepër.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago