Categories: Uncategorized

Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, asnjë i mbijetuar

Një helikopter ushtarak rus u rrëzua pranë një fushe aviacioni në rajonin e largët lindor të Chukotka-s në Rusi, duke i marrë jetën 4 personave që ndodheshin në bord.

Në bordin e helikopterit ndodheshin 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe një teknik.

Sipas “The Independent“, Ministria e Mbrojtjes ruse tha se rrëzimi i helikopterit Mi-8 mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter Mi-8 që ndodh në një hark kohor prej 2 javësh. Më 19 Maj, një tjetër Mi-8 u rrëzua pranë qytezës së Klin, 90 kilometra larg Moskës, duke i marrë jetën 3 anëtarëve të ekuipazhit.

Edhe në atë rast zyrtarët rusë thanë se me shumë mundësi aksidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik. Mi-8 janë helikopterë që përdoren për qëllime të ndryshme, të dizenjuar në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe që sot prodhohen nga Rusia.

Ky model është një prej helikopterëve më të zakonshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

6 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

7 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago