Categories: Uncategorized

Rrëmbeu dhe abuzoi 2 ditë me shqiptaren, arrestohet i tmerrshmi “dragoi i Kavos”

“Monstra e Korfuzit” është vënë në pranga ditën e sotme, i akuzuar për përdhunime të shumta.

47-vjeçari u arrestua gjatë një aksioni të madh policor ditën e sotme, dhe lokalizimi i tij u bë i mundur edhe falë ndihmës së qenve të policisë.

47 vjeçari Dimitris Aspiotis, i cili për 48 orë përdhunoi një shqiptare në një kasolle në ishullin e Korfuzit është pikasur nga policia greke.

Ai u pa nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi policinë, ndërsa u angazhuan forca të policisë dhe zjarrfikëses për kapjen e tij, pasi fshihej në një greminë me 200 metër lartësi.

Mediat lokale shkruajnë se në momentin e arrestimit, 47-vjeçari ka qenë i armatosur. Operacioni policor për arrestimin e tij nisi pas zhdukjes 2-ditore të një gruaje 34-vjeçare me origjinë shqiptare pak ditë më parë. Partneri i saj kishte ngritur alarmin për zhdukjen e shqiptares. Ajo u gjet nga forcat policore pas denoncimit të partnerit.

Në polici, 34-vjeçarja kishte deklaruar se ishte rrembyer nga 47-vjeçari, ishte mbajtur peng, kërcenuar dhe përdhunuar nga i ashtuquajturi “monstra” i Korfuzit. Gruaja shqiptare iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor dhe rezultoi se kishte shenja të abuzimit seksual.

Një media greke kontaktoi disa ditë më parë me 47-vjeçarin për ta pyetur lidhur me akuzat e bëra ndaj tij. Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet. 47-vjeçari është person me precedent penal dhe i akuzuar e denuar edhe vite më parë për përdhunimin e disa turisteve nga Britania e Madhe.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

4 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

5 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago