Categories: Uncategorized

Rrëfimi tronditës i të riut: Mësuesi fuste duart te djemtë e klasës (VIDEO)

Një djalë i ri nga Korça, Danjel Hyseni, mori guximin të denonconte një mësues në gjimnazin “Faik Konica” që fuste duart te djemtë e klasës.

Ngjarja ka ndodhur rreth 14 vite më parë, por aty vazhdojnë të japin ende mësim disa prej atyre mësuesve. Ai ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku ngrinte pyetjen ndaj mësuesve: “A flinit ju të qetë kur e dinit se çfarë ndodhte”, pasi një tjetër mësues i kapte çunat nga trupi dhe iu fuste duart poshtë bluzës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë ditën e sotme, Danjel Hyseni ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli rreth kësaj ngjarje të ndodhur shumë vite më parë.

Ai ka zbuluar se mësuesi nuk e ka ngacmuar atë personalisht, pasi njihte një të afërm të tij dhe kishte frikë mos i tregonte atij. Danjeli shprehet se ka qenë vetëm 14 vjeç kur ka ndodhur ngjarja, dhe në atë kohë nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin e parë të shkollës së mesme, 14 vjeç, me një nga profesorët tanë. Edhe mua më ka marrë një kohë të gjatë që ta perceptoja sjelljen e tij. Kishte një sjellje të ndryshme me vajzat dhe djemtë. Një nga djemtë ka qenë pak më i zhvilluar se ne, pak më i rritur fizikisht. Mbaj mend se me të bënte gjeste duke i futur duart poshtë bluzës tij. Ndodhte gjatë orës së mësimit. Mësimi nuk ka qenë strikt, e bëntë gjasmë shaka. Ngacmimet i bënte në formën e shakasë dhe më vonë e kuptuam se si sillej ai. E ka bërë me dy-tre djem të klasës. Jo me mua personalisht, unë jam dëshmitar. Unë njihja një të afërm të tij dhe ai kishte frikë mos unë flisja me të”, rrëfen ai.

Ndërsa duke folut rreth videos që ka postuar në “Facebook” dhe ka zbuluar këtë ngjarje të rëndë, Hyseni shprehet se në komentet e shumta ka patur edhe shumë të tjerë që e kanë vërtetuar atë çfarë ai ka thënë.

“Kur postova videon kam patur njerëz që janë treguar skeptik duke thënë se po gënjej, por ju kam thënë që ka edhe dëshmitarë të tjerë. Madje në postim ka edhe komente ku zbulojnë edhe emrin e profesorit.

Nuk e kam takuar personin që është ngacmuar më shumë se të tjerët, as emrin e profesorit dhe as të djalin nuk e kam treguar. Kam vendosur që më shumë të merrem me fenomenin se sa me ngjarjen. Por ka shumë që e vërtetojnë atë që unë kam thënë.

Në shkollë, në atë periudhë flitej se kishin parë një nxënës që kishte shikuar në shtëpinë e mësuesit. Kjo nuk është e vërtetuar, por janë si thashetheme. Nëse me ne djemtë sillej mirë, me vajzat sillej krejt ndryshe”, ka thënë Danjeli.

Ky i fundit ka shtuar se ai mësues i shpall neveri dhe se ka vendosur që të tregojë këtë ngjarje që të ndërgjegjësojë të tjerët.

të fundit

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

7 seconds ago

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

12 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

13 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

18 minutes ago

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

22 minutes ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

22 minutes ago